• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

NEWSWEEK/ Rama paralajmëron Europën: U lodhëm duke pritur

by
19/08/2015 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NgaWill Nicoll,Newsweek

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një politikan pasionant, me qëndrim prej statuje dhe i veshur hijshëm, me një gjatësi që i kalon dy metrat. Si thotë specialisti britanik i politikës Alastair Campbell në librin e tij “Fituesit dhe si ja dolën ata”, Rama nuk është vetëm udhëheqësi më i gjatë botëror, por, si një ish-lojtar kampionatit të basketbollit, i vetmi kryetar qeverie i cili e ka përfaqësuar vendin e tij ndërkombëtarisht në sport.

Në vitin 1993, kur Rama po bënte emër në rrethet ekstravagante të Tiranës, Fred C. Abrahams, i cili ishte një këshilltar i posaçëm i Human Rights Watch në Shqipëri, e kujton atë të veshur me “një T-shirt me figura që qëndronin në pozicione të ndryshme seksuale”. Tani kryeministri 51-vjeçar preferon kravata të ndritshme në ngjyrë të purpurt, me një shami të kuqe në xhepin e xhaketës dhe kostume elegante. Si shtati i tij, ashtu dhe personaliteti e kanë bërë Ramën një nga liderët më të njohur të Ballkanit, por në zyrën e tij të pastër dhe modeste, e cila mbikëqyr Bulevardin e Tiranës “Dëshmorët e Kombit”, është e pamundur të harrosh të kaluarën e tij të pazakontë politike.

Para se të hynte në politikë, Rama ishte një artist i respektuar me ekspozita në Paris, Frankfurt dhe Nju Jork. Ai ende shkarravit dhe ngjyros në letrat e tij të punës, veçanërisht në axhendën e tij të përditshme. Këto ngjyra janë shndërruar në sfondin e mureve të zyrave. Në sfondin e koncerteve për violinë që luhen në korridoret fqinje dhe në jehonën e meremetimeve që bëhen, Rama diskuton vizionin e tij për Ballkanin. “Si këtu dhe në Kosovë, ne duam të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë,” më thotë Rama. “Ne besojmë fuqimisht se ajo që ka qenë gjithmonë një arsye për mosmarrëveshje, për luftërat, konfliktet, gjakderdhjet, urrejtjet, ndarjet, keqkuptimet-mund të bëhet një burim i madh për marrëdhënie të shkëlqyera. Pakicat tona etnike duhet të veprojnë si ura”.

Me kufijtë që e ndajnë me katër vende të Ballkanit dhe e tronditur në dy dekada qeverisjeje të dobët, Shqipëria u bë një shtet problematik që ushqeu konfliktin në ish-Jugosllavi, duke vepruar si një territor tranzit për grupet e organizuara kriminale të angazhuara në trafikim njerëzish, kontrabandë armësh dhe droge. Që nga viti 2013, nën drejtimin e Ramës, Shqipëria ka kërkuar të bëhet një vend model për t’iu bashkuar BE-së, për çuarjen përpara të reformave politike dhe ekonomike. Tani Shqipëria kërkon njohje ndërkombëtare për përpjekjet e saj, dhe ajo është e paduruar në këtë rrugë-sidomos tani që zgjerimi i BE ka ngecur për një kohë të pacaktuar nga katastrofa ekonomike në Greqi. Me 7 milionë shqiptarë etnikë të shpërndarë në të gjithë gadishullin e Ballkanit dhe trazirat që ranë në sy së fundmi në muajin maj në Maqedoni, kjo mendohet se është një kohë kritike për Shqipërinë, ndërsa BE-ja rrezikon të tëhuajësojë mbështetësen e saj më të madhe në rajon.

I zgjedhur në vitin 2013, Rama shpartalloi kryeministrin në detyrë të Shqipërisë, Sali Berishën, në një lumë votash elektorale që e panë koalicionin e tij të partive të krahut të majtë të fitojë 83 nga 140 vende të parlamentit, dhe 57.6 për qind të votave. Evoluimi i Ramës nga artisti-basketbollist në politikan filloi kur ai fitoi garën për bashkinë e Tiranës në vitin 2000 dhe me shpejtësi e vendosmëri u angazhua në lidhje me rindërtimin e qytetit të degraduar, me një mistri, me një rul dhe trapan. Rama urdhëroi të pikturoheshin fasadat e ndërtesave në qytet me ngjyra pastel-kryesisht të gjelbër, të verdhë dhe vjollcë, dhe ai krijoi mbi 9 hektarë parqe dhe hapësira publike në një qytet që ai e krahason me “një pazar osman shumë kaotik.” Përfitimet pasuese që ishin për këmbësorët, si dhe në rritjen e biznesit të vogël, bënë që Rama të fitojë titullin e kryebashkiakut botëror në vitin 2004. Përkundër këtyre sukseseve të hershme, ai nuk ishte i përgatitur për shkallën e plotë të problemeve të Shqipërisë, kur ai u bë kryeministër. Kundërshtari për një kohë të gjatë, Berisha, ishte mundur, por institucionet janë shkatërruar nga korrupsioni, klientelizmi dhe lidhjet me krimin e organizuar.

“Financiarisht, na duhet të merremi me një lëmsh të jashtëzakonshëm”, thotë Rama. “Qeveria e mëparshme kishte krijuar një sasi të madhe borxhesh – 700 milionë dollarë për punët e papaguara publike, shërbimet e papaguara në spitale dhe arsim, dhe për borxh [tatim mbi vlerën e shtuar] ndaj kompanive të cilat nuk ishin të rimbursuara …. Në sektorin e energjisë Kompania jonë e shpërndarjes kishte trashëguar një borxh prej 1 miliard dollarësh për shkak të vjedhjeve dhe humbjeve në sistem”. Për më tepër, dështimi institucional kishte bërë që komuniteti i biznesit të ndjehej si subjekt i një gjuetie shtrigash. “Njerëzit ishin viktima të grabitjeve, të një shume gjobash të pajustifikuara dhe ryshfetit”, thotë Rama. Doganat dhe administrata tatimore ishin të korruptuara, ndërsa “policia e shkatërruar nga lidhjet me krimin e organizuar.”

Në vitin 2013, Shqipëria qëndroi në vendin e 116 nga 176 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, që botohet çdo vit nga Transparency International. Nga janari 2015, qëndrimi i Shqipërisë është përmirësuar duke shkuar në vendin e 110. Rama ka kaluar reformat institucionale dhe përpiqet të frenojë bizneset korruptive. Sikurse i tha Top Channel të Shqipërisë, nga hetimet e fundit të qeverisë së tij në “universitetet private” të Tiranës, gjeti disa praktika alarmante. “Ne kemi punëtorë të këtyre universiteteve, si bojaxhinj apo hidraulikë, të cilët nuk janë paguar në të holla, por me diploma”, shpjegoi Rama. “Disa studentë kanë paguar për diplomën e tyre me lopë, dele, oriz apo edhe dru zjarri. Ne kemi regjistrat ku thuhet: ’Shefi tërhoqi 10 diploma’”. Të 17 qendrat tashmë janë mbyllur. Ka shenja të tjera të përparimit në fushën e rendit dhe ligjit: Policia patrullon rrugët e Tiranës, shoferët përballen me gjoba, është ndaluar pirja e duhanit në vendet publike, masa këto që janë zbatuar në mënyrë rigoroze, ndërsa hetimet evazionit fiskal po japin rezultate serioze.

Abrahams thotë se ai beson se edhe pse shenjat e para janë pozitive, suksesi i qeverisë duhet të monitorohet. Perëndimi u ngut të përqafonte Berishën, i cili u përshëndet si një punëtor që solli mrekullinë ekonomike në fillim të viteve 1990 dhe u kthye në pushtet si kryeministër në vitin 2005. Në vitin 1997, presidenti i atëhershëm Berisha ra nga pushteti pas rënies së skemave gjigante piramidale të cilat qeveria e tij i kishte mbështetur. Dy të tretat e shqiptarëve humbën në total më shumë se 1 miliard dollarë kursime, ndërsa 2,000 persona u vranë në trazirat e mëvonshme. Siç shpjegon Abrahams, në librin e tij “Shqipëria moderne: nga diktatura në demokraci në Europën moderne” (dhe më thotë, përmes emailit), tani për tani “mbështetje e kujdesshme dhe e kushtëzuar në vend të zellit optimist” është ajo çka meriton kjo demokraci e re.

“Unë mendoj se optimizmi sot për qeverisjen e Ramës, dhe mbështetja që ai është duke marrë nga shtetet perëndimore, është i justifikuar, në një farë mase”, thotë Abrahams. “Rama është një qeveritar shqiptar shumë i ndryshëm nga ata që kanë qenë para tij”. Megjithatë, Abrahams shquan një dilemë. “Në të njëjtën kohë, ai është gjithashtu një produkt i atij sistemi të trazuar politik, me ndarjet e saj, armiqësitë dhe aleancat financiare. Atij i është dashur të bëjë marrëveshje dhe ato merret me mend, kufizojnë manovrimet e tij.”

Një rrjedhojë e sistemit zgjedhor shqiptar është se qeveritë e koalicionit janë normë. Ilir Meta, i cili është kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe ka qenë një ish-kryeministër, kaloi besnikërinë e tij nga Partia Demokratike te Partisë Socialiste e Ramës në vitin 2013, duke bërë që Rama të fitojë zgjedhjet. Meta ka qenë i shoqëruar nga akuzat për korrupsion. Ndërsa u çlirua më në fund nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë prej akuzës se gjoja nxiti një pagesë lehtësuese prej 700.000 euro për të patur favore në një marrëveshje për të ndërtuar një termocentral, incidenti shkaktoi demonstrata gjithandej në vitin 2011-të cilat ishin të kryesuara nga vetë Rama, atëherë në opozitë. Gazetat tabloide shqiptare shpesh spekulojnë në lidhje me natyrën e kësaj aleance, por Abrahams sugjeron se aftësia e Ramës për të punuar së bashku me Metën tregon një aftësi për kompromis në një vend ku mungesa e dialogut shpesh ka shkaktuar ngecjen e progresit.

Alastair Campbell, i cili është i mirënjohur si ish-strateg politik i Toni Blerit, ndihmoi Ramën të krijojë fitoren e bujshme në vitin 2013. Ai më thotë në një intervistë telefonike, se si ata u takuan për herë të parë gjatë një pushimi në një konferencë të Tiranës. Rama kishte humbur garën për kryetar bashkie me Lulzim Bashën dhe ishte i zhgënjyer nga gjendja e politikës shqiptare. Ata më pas ranë dakord të punojnë së bashku, dhe Campbell përshkruan “brutalitetin absolut” të politikës shqiptare. “Edi është duke u përpjekur si për të fituar kundër këtij lloj qëndrimi, ashtu dhe për ta ndryshuar atë. Ndaj i duhet të jetë njëherësh shumë i rreptë, por edhe shumë i ndjeshëm”, thotë ai.

Ndër sfidat me të cilat po përballet Rama është se si të zgjidhë tensionet etnike me fqinjët e tij ballkanikë. Vetëm disa ditë para se ai të shkonte për të takuar homologun e tij serb tetorin e kaluar, takimi i parë i tillë në 68 vjet, një ndeshje kualifikuese Kampionati Europian mes dy vendeve u braktis pasi një dron i telekomanduar fluturoi mbi fushë ndërsa mbante poshtë flamurin e Shqipërisë së Madhe -një referencë për idenë nacionaliste të një territori të zgjatur që mbulon të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, duke përfshirë edhe Kosovën. Një lojtar serb uli poshtë flamurin, ndërsa grindjet midis lojtarëve çoi në anulimin e lojës. Vëllai i Ramës, Olsi, u akuzua, pa bazë, se kishte komanduar dronin, ndërsaq kryeministri shtoi përpjekjet për të zgjidhur tensionin përmes bisedimeve me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama thotë se Evropa duhet të bëjë më shumë për të mirëpritur vendet e Ballkanit. “Sot, ne kemi një paqe në këtë rajon që nuk e kemi pasur në historinë tonë”, thotë ai. “Dhe kjo nuk është rezultat i ndonjë fryme të shenjtë prej nesh. Ne nuk jemi engjëj dhe kurrë nuk do të jemi, por kjo paqe është rezultat i aspiratës së të gjithë njerëzve në këtë zonë që të jetë pjesë e Evropës. Nëse Evropa do të vazhdojë të tregojnë lodhje nga zgjerimi, ajo rrezikon ta shohë këtë rajon të lodhur nga durimi. Nëse durimi humbet, Ballkani do të identifikohet gjithmonë me gjakderdhjen”. Rama bën një pushim të shkurtër. Balli i tij përshkohet nga brazdat, ndërsa sytë e tij duken më të zgjeruar dhe të zhytur në mendime. “Të lejosh shpërbërjen e Ballkanit dhe harmonisë fetare të tij, do të ishte një tragjedi për secilin prej nesh”.

Next Post

Horoskopi 19 Gusht 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In