• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Newsweek: Procedura e shkarkimit të Trump mund të fillojë që tani, “mëkatet” e Presidentit

by Java News
26/12/2018 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elizabeth Holtzman/

A duhet të konsiderojmë nisjen e procedurave për shkarkimin (impeachment) e presidentit Donald Trump? Shumëkush dridhet nga kjo ide, duke u frikësuar se si do të reagojnë ndaj kësaj nisme mbështetësit e Trump, dhe duke u shqetësuar se kjo do të polarizojë më tej një komb tashmë tejet të ndarë, apo se s’do të ketë vota të mjaftueshme në Senat për ta dënuar atë, edhe nëse Kongresi voton pro fajësimit dhe shkarkimit.

Unë s’kam frikë. Si një kongresismene e re, më e reja e zgjedhur ndonjëherë në atë kohë, shërbeva në Komisionin Gjyqësor të Kongresit, që votoi për të fajësuar presidentin Nikson për krimet dhe shkeljet e rënda që ai kreu në lidhje me skandalin Uotergejt dhe çështje të tjera.

Për të vlerësuar drejt rastin Trump, duhet të lëmë mënjanë sulmet e tij të palodhura ndaj mjedisit, aleatëve tanë të ngushtë, dhe gati çdo reforme të ndërmarrë nga presidenti Barak Obama (duke përfshirë Aktin e Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor), dhe çdo mosmarrëveshje mbi politikat apo çdo sulm personal.

Me Trumpin që po tenton sërish të hedhë poshtë hetimin e prokurorit special Robert Myler si një “gjueti shtrigash”, me mund të lëmë jashtë diskutimit edhe çështjen e lidhjeve të tij me Rusinë. Ka akoma shumë vepra të tjera padiskutueshme. Dy nga më të rëndat janë refuzimi i Trump për t’u shkëputur nga interesat e tij të biznesit (një shkelje e mundshme e ndalimit të ryshfetit, dhe klauzolës së shpërblimit në Kushtetutë) dhe miratimi prej tij i politikës së emigracionit që lejon “ndarjen e familjeve” (një shpërdorim potencial i pushtetit).

Rryshfeti godet në zemër demokracinë, dhe rrezikon seriozisht vendin. Kjo është një nga arsyet, se përse është përcaktuar në Kushtetutë si një shkak i fortë për fajësim. Pasi një president që anon nga ryshfeti, nuk vepron më në interesin më të mirë të vendit dhe të popullit të saj.

Trump është sigurisht një objektiv kryesor për një akuzë të tillë, pasi ndryshe nga paraardhësit e tij, ai nuk ka pranuar të ndahet nga interesat e tij të shumta dhe të largëta të biznesit, si hotelet dhe kurset e golfit dhe ende nuk është në gjendje, përderisa presidenti po fiton ende para nga ato biznese.

Rryshfetet mund të maskohen lehtë në kontekstin e biznesit – për shembull, nga pagesat e majme për prona, mallra ose shërbime. Tre transaksione të fundit që përfshijnë Trump, ngrenë dyshime mbi ryshfetin, dhe duhet të hetohen plotësisht. Pasi vuri në pikëpyetje politikën “Një Kinë” të Pekinit, Trump ndryshoi kurs pasi qeveria kineze miratoi markat tregtare të Trump.

Ky model sjelljeje shtrihet edhe në Lindjen e Mesme. Në qershorin e vitit 2017, Trump iu bashkua një koalicioni shtetesh në një bllokadë kundër Katarit, të cilin e quajti “një sponsor të madh të terrorizmit”. Një vit më vonë, Katari u bë “një mik i madh”, pasi një partner madhor i qeverisë së Katarit pranoi të financojë ndërtimin e nnë godine në Manhatan në pronësi të dhëndrit të Trump dhe këshilltarit të presidentit, Xhared Kushner.

Ashtu si me ryshfetin, hartuesit e Kushtetutës nuk japin përkufizim mbi shpërblimet, që janë “kushërinjtë e parë” të ryshfetit. Nga Endrju Xhekson tek Barak Obama, presidentët amerikanë kanë kërkuar miratimin e Kongresit apo të Departamentit të Drejtësisë, në lidhje me përshtatshmërinë e shpërblimeve të mundshme, më së fundmi çmimi Nobel për Paqe prej më shumë se 1 milionë dollarësh që u dha Obamës.

Departamenti i Drejtësisë, arriti në përfundimin se çmimi nuk ishte i papërshtatshëm, pasi nuk ishte dhënë nga një “Mbret, Princ ose Shtet i huaj”. Presidentët e tjerë përpara Trump, duke përfshirë Abraham Linkoln dhe Ronald Reagan, u përpoqën me përpikëri që t’i përmbaheshin klauzolave.

Refuzimi i Trump për t’u bërë pjesë e këtij shqetësimi – në fakt, përbuzja e tij totale për të – është ajo që e bën trajtimin e tij mbi shpërblimet një shkelje të madhe dhe të rrezikshme. Linja e hollë midis biznesit të tij personal dhe detyrës si qeveritar, veçanërisht në fushën e punëve të jashtme, përbën një rrezik të afërt për SHBA-në, dhe refuzimi i palëkundur i tij për të ndrequr problemin mund të përbëjë një krim të rëndë.

Në një shkelje të hapur të klauzolës së shpërblimeve të huaja, diplomatët e huaj kanë zgjedhur vazhdimisht të qëndrojnë në kullën “Trump International”, pavarësisht se ajo ka qiratë më të larta në Nju Jork. Trump ka fituar kësisoj miliona dollarë.

Ndërkohë ndarja e fëmijëve nga prindërit (kur bëhet jo për të mbrojtur fëmijën) nuk është thjesht “e tmerrshme”, siç ka thënë ai vetë. Ajo është mizore dhe imorale. Për më tepër, duket se një nga motivet e Trump në hartimin e këtij programi “të tmerrshëm”, ishte t’i detyronte demokratët të pranonin politikat e tij të emigracionit, duke përfshirë edhe ndërtimin e murit me Meksikën.

Armiqësia e Trump ndaj hispanikëve është e mirënjohur. Ai i cilësoi meksikanët si “përdhunues” gjatë fushatës së tij presidencile, e quajti Salvadorin një “vend të qelbur”, dhe në muajin maj tha për emigrantët pa dokumente nga Amerika Qendrore dhe Meksika:”Ju nuk e besoni se sa njerëz të këqij janë ata. Ata nuk janë njerëz. Ata janë kafshë!”.

Zbatimi i një programi të ndarjes së fëmijëve nga prindërit mbi baza raciale ose etnike, përbën një shpërdorim të pushtetit, dhe shkel gjithashtu të drejtat kushtetuese të fëmijëve dhe prindërve për mbrojtje të barabartë ligjore. Një president që u ka shkaktuar qëllimisht dëme të rënda mendore dhe psikologjike mijëra njerëzve, dukshëm mbi baza etnike, për të trembur të tjerët, e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët. (Newsweek – Bota.al)

Next Post
Të këqijat në këtë vend nuk janë rastësi, por produkt i shoqërisë

Të këqijat në këtë vend nuk janë rastësi, por produkt i shoqërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In