Nuk mbarojnë paradokset në Ballkan, por nuk është se janë thjesht paradokse.
Së fundmi, është raportuar se Zvonko Veselinoviq, njëri nga udhëheqësit e kryengritjes në veriun Kosovës, ka transportuar material për kompanitë e shqiptarëve të Kosovës me ndikim që kanë pasur lidhje me partinë Demokratike të Kosovës të Hashim Thaçit, shkruan revista Newsweek e Beogardit. Quhet paradoks sepse serbi ka vendosur barrikadën në Mitrovicë, kur Thaçi ishte një nga komandantët e UÇK-së.
Veselinoviq, thotë kjo revistë, që është cituar nga Koha.net, ka bashkëpunuar me personat e afërt të partisë qeveritare të shqiptarëve të Kosovës në ndërtimin e , siç e cilëson gazeta, “rrugës patriotike”e vlefshme një miliard euro.
Ky biznesmen kontrovers serb e njëkohësisht nacionalist, materialin e transportuar ia ka shitur gjigantit ndërtues Bechtlel + Enka, thitë gazeta. Zvonko Veselinoviq është mbajtur në burg nga autoritet serbe më shumë se një vit me akuzat për krime ekonomike. Në Kosovë ai njihet si organizator i vendosjes së barrikadave nëpër rrugët e veriut të vendit.