• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nevojë urgjente, largimi i xhambazëve nga policia

by Artur Ajazi
11/10/2022 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Vettingu në Policinë e Shtetit duhet të vazhdojë pas një periudhe ndalese. Kjo për faktin sepse, duhen larguar të gjithë xhambazët e mbetur në rradhët e uniformave blu. Reforma më e thellë në Policinë e Shtetit, është bërë në 4 vitet e fundit, duke sjellë rezultate shumë pozitive. Janë “sterilizuar” strukturat e saj, dhe ka ardhur një frymë e re. Profesionalizmi, mbetet pika kyçe, nga ku drejtori i ri i Policisë Shtetit zoti Rrumbullaku po ngulmon në ushtrimin e funksioneve të tij. Por konstatoj se, në posta, komisariate dhe drejtori në qarqe, ka akoma xhambazë, ka akoma policë që kanë hyrë e dalë me dhjetra herë nga rradhët e Policisë Shtetit, aq sa thuhet se “këta kanë blerë përjetësisht vendin e punës”. Ka mes tyre barkëmëdhenj dhe qafëtrashë, që të vetmen punë që bëjnë, është gjezdisja varravingo me automjetet e Policisë Shtetit,ndalimi  dhe gjobitja e ndonjë hallexhiu, dhe përkulja me nderim i ndonjë të “forti” që i mbush bagazhin me birra dhe xhapin me lekë. Kjo situatë duhet të marrë fund. Ashtu siç duhet të marrë fund qëndrimi i një kaste xhambazësh, që nuk plotësojnë asnjë kriter elementar, për të mbajtur uniformën. Ky kontigjent, është i përlyer me korrupsionin, ka lidhje me rrugaçët dhe elementë kriminalë. Dhe faktet e muajve të fundit, kanë treguar se tentakulat e krimit kanë shtrirjen e tyre, nga policët e thjeshtë, deri në emra drejtues të strukturave në komisariate dhe drejtori. Ata njollosin emrin e mirë të policit, ata damkosin imazhin e mirë që Policia e Shtetit ka tek qytetarët, ata shkelin barazinë mes qytetarëve, shkelin ligjin, bëjnë pazare dhe pasurohen me para të pista. Vettingu në Policinë e Shtetit, duhet të rinisë me urgjencë. Çdo ditë e humbur, shton koston për rendin, qetësinë, qytetarët, duke rënduar imazhin e uniformave blu. Policia e Shtetit, mbetet e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj, në luftën ndaj krimit ordiner dhe atij të organizuar. Sot Policia e Shtetit, ka një staf drejtuesish profesionistë, të cilët kanë treguar me vepra se dinë dhe realizojnë operacione dhe goditje preçize ndaj grupeve kriminale. Një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian, nuk mund të prezantohet në dogana dhe ambiente publike me policë, që nuk mbajnë dot as uniformën e tyre. Ata shpesh janë bërë objekt i fotografimeve dhe filmimeve nga qytetarët dhe turistët e huaj, për sjellje dhe veprime të pahijshme apo dhe shkelje ligjore. Largimi i xhambazëve të mbetur skutave të Policisë Shtetit në Tiranë apo komisariatet e rretheve, është një nevojë urgjente, pasi do të spastronte strukturat nga të korruptuarit, të pashkolluarit, dhe të inkriminuarit. Zoti Rrumbullaku e ka nisur detyrën e lartë me “këmbë të mbarë” pas emërimeve të fundit, gjë e cila ka ringjallur shpresën dhe besimin për thellimin e reformimit  të plotë të strukturave në Policinë e Shtetit.

Next Post
Ishte shpallur në kërkim pasi vodhi kabllot elektrike, arrestohet i riu në Berat

Ishte shpallur në kërkim pasi vodhi kabllot elektrike, arrestohet i riu në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In