• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nevoja e një timonieri në PD

by A R
29/10/2017 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E ndërsa Rama e ka fituar tashmë privilegjin e të qenit timonieri i vetëm në qeverisjen e vendit edhe për 4 vitet e ardhshme nga vota e shumicës së shqiptarëve, duket se një nevojë të tillë ka sot më shumë se kurrë edhe Partia Demokratike. Kjo parti e ka patur “timonierin” e saj deri 4 vjet më parë, (për mire apo për keq) por sot duket se rruga e vështirë me malore dhe disheza të forta, ka bërë që timonin e saj ta prekin shumë duar.

Në një deklaratë mediatike Lulzim Basha ka thënë se “misioni ynë nuk është të krijojmë një organizatë politike perfekte, me rregulla e statut që respektohet plotësisht dhe që i bën të lumtur anëtarët e vet me këto”.

Deri këtu duket se nuk ka asgjë të keqe, por në praktikë Luli është tjetër gjë brënda PD, aq më tepër kur pas tij del edhe Fatbardh Kadilli dhe thotë se “ska pse respektohen rregullat e statuti partisë” kur në fakt statuti ështe themeli i një partie, janë rregullat që përcaktojnë lojën e ndershme në një parti serioze me anëtarësi të rregullt.

Mungesa e respektit për statutin, e ka kthyer PD sot në një forcë politike që nuk respekton rregulla, të drejtat dhe detyrimet, duke u kthyer në parti e familjes dhe e servilëve dështakë. Më tepër se kurrë sot Partia Demokratike ka nevojë urgjente për timonierin e saj, për ideatorin e saj, për liderin e saj, për elitën e saj, për të larguar nga drejtimi ata që po e çojnë atë parti drejt greminës.

Si mund të ecë përpara PD, kur ajo nuk zbaton rregullat dhe statutin, vetëm sepse sipas kryetarit dhe sekretarit të tij servil “ka raste kur statute edhe shkelet”. Pra ka raste kur për interesat e të bërit karierë të pamerituar ti mund ta shkelësh statutin, apo kur ti kërkon me këmbëngulje të mbash postin e kryetarit duke manipuluar procesin edhe mund ta shkelësh statutin, për të shpallur vehten “timonier”, etj.

Mungesa e një timonieri që do të kishte profilin e liderit në PD, dhe e elitës drejtuese, solli atë rezultat në 25 qershor, duke larguar nga kjo forcë politike jo pak, por mbi 220 mijë vota. Si mundet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit një “timonier” partie kur ai nuk respekton statutin e forcës politike që drejton, kur nuk respekton anëtarësinë dhe vullnetin e bazës, kur flak kontribuesit historikë dhe përbuz rininë e partisë tij.

Askush nuk mund të hipte në një automjet kur dihet se shoferi saj nuk është një timonier i mirë. Askush nuk të afrohet në parti kur dihet se atje mungon rregulli, statuti, vlerësimi për çfarë do të bësh, vlerësimi për kontributet, idealistët, militantët etj. Një parti e tillë është e destinuar të shpërbëhet, ashtu si një makinë pa timonier të zotin, është e destinuar të shkatërrohet. Partia Demokratike ngjan sot me një makinë e cila po braktiset nga pasagjerët e saj, dhe për tu bindur mjafton të shikosh rrjedhjet dhe largimet nga kjo parti, largimet e të rinjve apo dhe kontribuesve të vjetër dhe të rinj të saj.

Fakti është se Luli la jashtë listave për deputetë, njerëz me dinjitet, me integritet, njerëz që i kanë shërbyer dhe i kanë dhënë shumë PD, madje më shumë se ai, duke afruar “prurje” që shumë shpejt do ti ç’montojnë atij timonin, dhe jo vetëm atë. Partia Demokratike duhet të kthehet në një forcë politike, e cila duhet të drejtohet nga një lider vizionar, me cilësi të shkëlqyera për të përcaktuar rrugët që do ta çojnë partinë drejt bashkimit dhe moderimit, për ta kthyer në alternativën e duhur drejt pushtetit.

Partia Demokratike deri sot ka ecur në një rrugë kuturru, e drejtuar dhe konceptuar si një “shoqatë e shpartalluar”, pa rregulla, pa ligje, pa statut, pa struktura, pa organizata, ku vendimet nuk merren në kolegjialitet me forumet, por nga individë të paformuar edhe politikisht. Kjo e ka bërë lidershipin e kësaj force politike të pabesueshme, të paqëndrueshme, duke krijuar terrenin e duhur për tu përfolur për marrëveshje, ujdira, dhe lloj-lloj gjëra të tjera, të cilat vetëm produktivitet dhe kredibilitet nuk të japin.

I vetmi mesazh që ka dhënë deri sot “timonieri” i ri në PD ka qenë dhe mbetet , përçarja, sundimi, shpërbërja, mohimi, tjetërsimi, deformimi, injorimi, afrimi dhe promovimi mediokritetit, dhe asgjë tjetër. Në mungesë të një zgjidhje tjetër ligjore dhe statutore, ta gëzojnë “timonierin” kadillarët dhe jeminllarët.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi ditor, e Hënë 30 Tetor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In