• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Neveri për kryetarët e degëve të PD”/ Ish-këshilltari i Bashës: Deri në vdekje me kryetarin humbës. Pak të thuash turp!

by
04/05/2021 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-këshilltari i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për sigurinë, Piro Ahmetja, komenton zgjedhjet e 25 prillit, ku PD nuk ja doli dot të ishte forcë e parë, duke siguruar 59 mandate deputeti.

Ahmetaj thekson se “Shqipëria demokratike meritonte, kishte dhe ka nevojë ulëritëse për rotacion politik në 25 Prill. Po ashtu, nënvizoj fort faktin se Rama e ka fituar mandatin e 3-të vetëm “me/për meritën e Bashës së kapur nga garda e rambo-sekserëve të pushteteve”!”

I ashpër në reagimin e tij, gjeneral Ahmetaj thekson se beteja e Lulzim Bashës për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit “nuk ka fare gjasa të rrëzojë kalorësin e Surrelit në 4 vitet që vinë, në mos do ja lehtësojnë kalërimin edhe për mandatin e 4-ërt (2025-2029)! Për më keq akoma, premtimi cinik i Kryetarit humbës, se “beteja drejt fitores vazhdon”, tingllon si shprehja për të keq-rrahurin e lagjes: “qëllom dhe njëherë pa do e shohësh se çdo të bëj …” ose qurravitjet e fëmijëve të llastuar se: “loja do vazhdoj deri sa të fitoj unë …”!”

Mes të tjerash, gjeneral Ahmetaj thekson se “Shpreh neveri për ushtrinë e rambo kamikazëve, të cilët në vend të marrin ose kërkojnë përgjegjësitë e humbjes së radhës së PD, përbetohen se jane ‘200 %, deri në vdekje dhe do vënë kokën ku do vejë këmbën komandant Basha….’”.

“Së dyti, sigurisht këto zgjedhje ishin të pamundura për tu humbur nga PD! Por ashtu si në zgjedhjet e 2017, kjo humbje dëshpëruese u bë e mundur vetëm nga vetë Udhëheqësi pa këllqe, nga riciklimi ish-funksionarëve të korruptuar, gardës së rambo sekserëve të pushteteve dhe tenderat natën me listat fituese në 12 qarqe! Shpreh neveri për ushtrinë e rambo kamikazëve, të cilët në vend të marrin ose kërkojnë përgjegjësitë e humbjes së radhës së PD, përbetohen se jane “200 %, deri në vdekje dhe do vënë kokën ku do vejë këmbën komandant Basha….” ! Pak të thuash turp, janë mjeranë ordinerë që na kujtojnë kujën dhe britmat për vdekjen e Enverit … ! Së katërti, kështu në vend të sulmeve perverse kundër oponentëve të mavro-kapitenit të anijes së mbytur në 25 Prill, vetë Udhëheqësi pa këllqe dhe 11 kryetrimat e listës në 12 qarqet, etj të heqin zyrtarisht (me shkresë në KQZ) dorë nga mandati i deputetit. Kaq e thjeshte, s’ka nevoj as për të dalin malit as për të rënë dëshmorë donkishot! Ndërsa Sekretare PD, Bardhi duhet ta marrë mandatin, për ti dhënë pagesën mojore familjes së policit të SMV, të thirrur nën armë nga PD, por që mbeti përgjegjës për vrasjen e qytetarit në Elbasan!”, thekson Ahmetaj në reagimin e tij.

 

 

Më tej, gjenerali vijon po me tone të ashpra, duke thënë se “refuzoj histerinë vetëm për karrigen e L. B, pasi gjykoj se përtej fatit të humbësit serial, PD ka nevojë ulëritëse për një proces të shëndetshëm dhe transformim të thellë të standarteve për zgjedhjen e Leadership-it; për modernizimin e strukturave, institucioneve të vendnimarrjes dhe qëndrimin mbi pronën si dhe për përmirësimin rrenjesor të frymës së besimit, kulturës së komunikimit me qytetarët, grupet e interesit, emigrantët, etj”./ b.h

Next Post
Dy problemet e Bashës me mosnjohjen e zgjedhjeve

Dy problemet e Bashës me mosnjohjen e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Rama, ahengje me shelegët e Kuçit”, Berisha: S’ka legjitimitet, të japë dorëheqjen

August 25, 2026
Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com