• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Neveri e gjallë dhe pështirosje”, Rama: Lajm i mirë që një monstër si sanitarja është sot prapa hekurave

by A R
14/01/2021 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e cilësoi të neveritshëm skandalin te spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku sanitarja Tire Alldërvishi zhvati një qytetare, duke i marrë 8 milionë lekë, se do t’i shpëtonte të ëmën nga koronavirusi, por që ajo ndërroi jetë.

I pyetur për skandalin në emisionin “Open”, Rama tha se nuk ka fjalë për këtë skandal kaq të pështirë, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë sa më shumë raste të tilla.

“Së pari, kjo është një neveri e gjallë dhe pështirosje që nuk kam fjalë ta shpjegoj, por nga ana tjetër, unë realisht jam ndjerë mirë në atë sekëlldinë e madhe për faktin që një personazh kaq i pështirë u demaskua dhe sot është pas hekurave. Për këtë falënderoj dhe iu shpreh respektim tim gazetarëve, që nuk dhanë opinione kafeneje, por bënë një punë dhe i bënë një shërbim të madh publikut. E para, një shëmbëlltyrë e tillë, që padiskutim nuk është e vetmja, se me siguri ka dhe të tjerë që i ngjajnë në sistemin tonë shëndetësor, nuk e baltos dot sistemin. Dua t’iu them të gjithë qytetarëve se nëse nuk doni të dilni hapur, përdorni sa të mundni emisionet investigative.

Duhet të nxjerrim mbi sipërfaqe të gjitha këto tumore, që në organizmin e sistemit tonë shëndetësor krijojnë të tilla situata, që vendosin në kolaps marrëdhënien e njeriut me sistemin dhe shfrytëzojnë edhe panikun, edhe ankthin, e një familjari, por edhe një lloj mendjelehtësie, se si mund t’i besosh asaj e të japësh lekë, pa bërë minimumi verifikim. Realisht është lajm i mirë, që mediat të ekspozojnë të tilla raste. Përjashto Zahon, që është 6 vjec, të gjithë të tjerët mbajnë përgjegjësi për sjelljen e tyre. Nëse unë këtë e them, e them se unë jo që nuk kam asnjë tendencë të mbrojë apo justifikoj situatën në një rast të tillë, por unë dua që mundësisht të gjithë ata që shkelin ligjin, kapërcejnë kufirin e njerëzores, të shkojnë aty ku e kanë vendin. Për mua është lajm i mirë, kur të tilla monstra dalin dhe përfundojnë pas hekurave, sepse pastrohet një ciban nga sistemi”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
Basha mendon se mosha është meritë: Unë, kryeministri i parë që nuk është rritur dhe arsimuar në komunizëm

Basha mendon se mosha është meritë: Unë, kryeministri i parë që nuk është rritur dhe arsimuar në komunizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In