• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Neutraliteti” serb dhe “mobilizimi” shqiptar për Ukrainën

by Ben Andoni
13/02/2022 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse ka një gjë që e bashkon Serbinë dhe Ukrainën është sensi i mëtuar i neutralitetit ushtarak!! Për të dytën, ky koncept ka rënë krejtësisht pasi ka shpallur direkt interesin për anëtarësimin në NATO. Kurse në rastin e Serbisë gjërat janë shumë më të komplikuara por edhe interesante.

Për shumë qytetarë shqiptarë, kur flitet për Serbinë neutrale ka një konfuzion. E para sepse ndër shqiptarë është e pamundur të mendohet se Serbia mund të jetë e tillë ndonjëherë. E dyta, sepse nuk njihet dokument zyrtar apo fakti se përballja me Kosovën, sidomos javët e fundit, na përshfaqi një Serbi agresive, që solli mjetet ushtarake shumë afër kufirit administrativ (Duke e shkelur hapur Marrëveshjen e Kumanovës), sipas tyre, por në fakt sot kufirit shtetëror që ndan me Kosovën.

Pse luhet me neutralitetin?! Për vende si Serbia dhe më parë neutraliteti, duket se ka një gjendje për të kapërcyer problematikat e mëdha dhe sidomos kurimin e imazhit pas luftrave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Ukrainës, nga ana tjetër, i është dashur për t’u përballur me vështirësitë e pafundme dhe provokimet me Rusinë, që në orët e fundit kanë shkuar deri në ekstremin e frikshëm…drejt një kërcënimi të armatosur.

Duke iu kthyer Serbisë, kemi një sens që duhet ta alarmojë disi sistemin ose zinxhirin komandues të mbrojtjes në vend. Kuptohet se në kushtet e “Balkan Open”, marrëdhënies jashtëzakonisht të mirë të çiftit Rama-Vuçiç dhe retorikës së kryeministrit shqiptar është disi e vështirë. Serbia po armatoset hap pas hapi dhe kjo nuk duket fare kot….

Shqipëria duhet të mendojë mirë edhe hapat “e kujdesshëm” të Serbisë, si ajo e orëve të fundit, ku presidenti Vuçiç po mendon për një rritje të furnizimeve të brendshme, me shkakun e luftës. Mënyra sesi e sheh ai luftën dhe Serbinë duhet të ngjalli pak vëmendje të shtuar në vend. Apo atë deklaratë të Verës 2021, kur Ministri Vulin, para tij, shpallte publikisht hapësirën e “Botës sllave” në Ballkan!!!

A janë vërtetë neutralë serbët?  Dokumenti i vetëm, i cili e shpall neutralitetin e saj ushtarak konsiderohet një rezolutë e Asamblesë Kombëtare e vitit 2007, ku neutraliteti kuptohet si kufizim për anëtarësimin në NATO. E kuptueshme kjo për rolin e Aleancës në shkëputjen e Kosovës prej saj. Megjithëse u përdor nga politikanët serbë, deklarata nuk u miratua  as nga strategjitë e miratuara në vitin 2009 dhe as nuk u përshtat në legjislacionin vendas. “Strategjia e Mbrojtjes serbe e vitit 2009 tregoi se Serbia ishte e orientuar drejt sigurisë bashkëpunuese përmes mekanizmave të Partneritetit për Paqe (PfP). Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe Forcat e Armatosura kryen reforma në përputhje me standardet e NATO-s dhe bashkëpunimi me NATO-n u intensifikua pas anëtarësimit në Partneritetin për Paqe në 2006”, shkruan Katarina Gjokić, për Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Që do të thotë se Serbia është duke luajtur në të gjithë skakierën ndërkombëtare për të përfituar sa më shumë. Kurse në aspektin e brendshëm është duke përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e saj dhe kjo pothuaj kalon me vëmendjen minimale në Shqipëri. Duhet të kujtohen disa shifra: Sa i përket investimeve, buxheti i mbrojtjes serbe është rritur 35% në vitin 2019 krahasuar me fillimin e vitit 2018. Shpenzimet e buxhetuara për pajisje janë 150% më të larta se të njëjtat në vitin 2018. Serbia po kultivon industrinë e mbrojtjes në vend dhe forcimin e ekonomisë, për t’i shërbyer asaj. Kurse sa i përket kapitalit njerëzor: Rekrutimi i detyrueshëm në Serbi është pezulluar në 2010, por ndryshimet legjislative në vitin 2018 kanë futur trajnimin e detyrueshëm ushtarak për burrat mbi 30 vjeç që se kanë bërë ushtrinë, kurse në shkollat e mesme prezantohen vazhdimisht materiale për prezantimin e shërbimit dhe dobinë e karrierës ushtarake, citohet Gjokiç.

Shqipëria po bën një gjumë letargjik dhe i mjafton anëtarësia në NATO. Kuptohet dhe angazhimet e saj të detyrueshme.  I vetmi lajm i rëndësishëm, që lidhet me ushtrinë tonë, në ditët e fundit për “Ukrainën” ishte se Presidenti Republikës Ilir Meta u takua me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare. Nga burimet zyrtare:”Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sistemin gradë-funksion”.

Në pak iniciativat publike kur flitet për ushtrinë dhe kthimin e interesit për të, një mori kinsesh të mbysin dhe të kujtojnë komunizmin vetëm se u kujton faktin se Shqipëria nuk mund të rri kaq pasive dhe se rinia dhe qytetarët e saj duhet të jenë shumë më vigjilentë por edhe të përgatitur. Ukraina është vërtetë larg por vatrat e luftës mund t’i afrohen Evropës nga dita në ditë, kur kujton mosmarrëveshjet e tensionuara të dy fqinjëve tanë Greqisë dhe Turqisë dhe mbi të gjitha përballja e vështirë e Kosovës me Serbinë. Të gjithë këtë realitet, Shqipëria e ka “zgjidhur” me angazhimet e saj diplomatike dhe sidomos retorikën boshe, ku zakonisht nuk kuptohet asgjë…sesa të aftë jemi realisht të mbrohemi. “Mobilizimi” ynë ushtarak të sjell ndërmend jo thjesht apatinë por edhe mosmbledhjen prej kohësh të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe pamundësinë e strukturave që të alarmojnë vërtetë atëherë kur duhet. “Neutralët” serbë duket se janë hapa të tëra para nesh, që e bërtasim kudo se jemi anëtarë të devotshëm të NATO-s. (Javanews)

 

Next Post
Berisha bashkohet me LSI/ PD: Koalicion non grata! Nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro

"Ditë e re, mashtrim i ri"/ PD akuza Berishës: Po bën fushatë me njerëzit e Tom Doshit, Vangjush Dakos dhe Aqif Rakipit!

Comments 1

  1. Irroshi says:
    5 years ago

    I drejtë shqetësimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In