Gjatë mbrëmjes së djeshme, Netflix pushoi së funksionuari për 6000 përdorues në mbarë botën që nuk mund të hynin në llogaritë e tyre. Ata mbushën rrjetet sociale me ankesa pasi një njoftimi që merrnin për mosfunksionimin e faqes.
“Kjo faqe nuk punon”, shkruhej në website, ndërsa në aplikacion shfaqej një tabelë: “Netflix ka hasur një problem. Riprovo për 20 sekonda”. Shtetet e prekura ishin Britania, SHBA, Kanadaja, Kina, Franca e Gjermania.
Në varësi të vendndodhjes, përdoruesit kishin shërbim të ngadaltë ose aspak.
Shikuesit, të mërzitur tashmë që “You” dhe “Squid Game” nuk mund të shihen, “përmbytën” Twitter-in me komentet e tyre duke u shprehur se mund t’ia dilnin pa rrjete sociale, por jo pa Netflix.
/a.r