• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Netflix bëhet bashkë me Microsoft: Do të ofrojnë shërbim më të lirë, por e ka një “hile”

by A R
14/07/2022 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Netflix është bashkuar me Microsoft për të ofruar një plan abonimi më të lirë për klientët, që do të shfaqë reklama. Gjigandi i transmetimit thotë se shërbimi do të jetë një “shtesë” në planet e tij ekzistuese, të cilat nuk përfshijnë reklama. Kompania nuk ka zbuluar ende se sa planifikon të tarifojë abonentët për shërbimin e ri.

Netflix e njoftoi lëvizjen pasi raportoi humbjen e parë të abonentëve në më shumë se një dekadë dhe shkurtoi qindra vende pune në fillim të këtij viti. Transmetuesi humbi 200,000 abonentë midis janarit dhe marsit, krahasuar me 2.5 milionë, që analistët prisnin t’i shtoheshin firmës në atë periudhë. Netflix gjithashtu tani pret të humbasë dy milionë abonentë të tjerë midis prillit dhe qershorit.

Kompania tha se kishte zgjedhur Microsoft-in si partnerin e saj global të teknologjisë së reklamave dhe shitjeve për të prezantuar një “plan abonimi të mbështetur nga reklamat me çmim më të ulët”. “Është ende shumë herët dhe kemi shumë punë përpara”, tha në një deklaratë shefi operativ i Netflix, Greg Peters.

“Por qëllimi ynë afatgjatë është i qartë. Më shumë zgjedhje për konsumatorët dhe një përvojë premium, më e mirë se ajo lineare e markës televizive për reklamuesit”. Netflix nuk donte kurrë reklama. I gjithë modeli i tij i biznesit u ndërtua rreth abonimeve mujore.

Megjithatë, drejtuesve të Netflix-it u është dashur të zhbëjnë rregullat e tyre, sidomos pasi shifrat treguan se kompania po humbiste abonentë. Netflix ka gjithashtu konkurrencë të madhe nga Amazon Prime, HBO Max, Apple TV dhe Disney+. Ka shumë opsione dhe nuk ka mjaftueshëm abonentë që paguajnë…

Për t’u përshtatur, Netflix po krijon një shërbim më të lirë, me reklama, që pritet të dalë më gjatë këtij viti.

/a.r

Next Post
Enkelejd Alibeaj ‘i ankohet’ Lindita Nikollës: Keni marrë vendim pa prezenën time, rregullorja e thotë qartë…

Enkelejd Alibeaj 'i ankohet' Lindita Nikollës: Keni marrë vendim pa prezenën time, rregullorja e thotë qartë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In