• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Netanyahu: S’ka më imunitet për Hamasin. Pranoni propozimin e Trump dhe lufta merr fund!

by A R
09/09/2025 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ditët kur udhëheqësit terroristë gëzonin imunitet në çdo cep të botës kanë përfunduar”. Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pasditen e kësaj të marte, 9 shtator, pas sulmit të ushtrisë izraelite në Doha të Katarit, kundër udhëheqjes së Hamasit.

“Shin Bet dhe IDF e kryen misionin në mënyrën më të mirë dhe më precize, duke impresionuar mbarë botën”, theksoi ai. Sipas kryeministrit izraelit, sulmi në Doha ishte një operacion i saktë kundër udhëheqësve të Hamasit që, sipas tij, kanë nisur dhe festuar masakrën e 7 tetorit.

“Jemi në mes të një fushate për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar të gjithë pengjet. Kemi dhënë goditje të forta ndaj të gjitha pjesëve të boshtit të së keqes. Armiqtë tanë duhet ta dinë një gjë: që prej themelimit të shtetit të Izraelit, gjaku hebre nuk do të derdhet”, tha ai.

Duke iu drejtuar popullatës civile në Rripin e Gazës, Netanyahu kërkoi nga Hamasi të “pranojë propozimin e presidentit Trump” për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve. “Lufta mund të përfundojë menjëherë, ne tashmë kemi pranuar parimet e përcaktuara nga Trump për përfundimin e saj”, tha Netanyahu.

Ndërsa civilëve të Gazës u premtoi një të ardhme ndryshe: Mos u shqetësoni, ju mund t’ia dilni dhe ne mund t’ju premtojmë një të ardhme ndryshe.

Netanyahu kujtoi se parimet e propozuara nga Trump përfshijnë “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve tanë dhe parime të tjera për t’i dhënë fund luftës që ka nisur Izraeli.”

Propozimi më i fundit nga Shtetet e Bashkuara parashikon që Hamasi të dorëzojë të gjithë 48 pengjet e mbetura, të gjallë dhe të vdekur, ditën e parë të armëpushimit. Gjatë kësaj pauze do të zhvilloheshin negociatat për përfundimin e luftës.

Ndërkohë, Hamasi ka deklaruar se pesë nga anëtarët e tij janë vrarë gjatë sulmit izraelit në kryeqytetin e Katarit. Grupi konfirmon se djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil Al-Hayya, është mes viktimave, së bashku me tre pjesëtarë të stafit të zyrës së tij. Katari ka njoftuar se një pjesëtar i forcave të tij të sigurisë është vrarë gjithashtu.

Sipas Hamasit, Izraeli ka dështuar në përpjekjen për të “vrarë” delegacionin negociator. Grupi shton se mban përgjegjësi të përbashkët edhe Shtetet e Bashkuara për këtë sulm.

Next Post
Gjykata bllokon vendimin e Trump për të çuar Gardën në Los Angeles: Është shkelur ligji

Trump distancohet nga sulmi izraelit në Katar: Incident fatkeq ndaj një aleati të ngushtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In