• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Netanyahu paralajmëron tensione me Iranin, sot bisedë me Trump, Izraeli “gati për çdo skenar”

by A R
17/05/2026 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se gjatë kësaj të diele pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, në fokus të së cilës do të jenë zhvillimet e fundit lidhur me Iranin dhe situata e tensionuar në Lindjen e Mesme.

Netanyahu u shpreh se do të dëgjojë fillimisht përshtypjet e Trump nga udhëtimi i tij në Kinë, por la të kuptohet se diskutimi do të përfshijë edhe çështjen iraniane, mes spekulimeve për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak.

“Sytë tanë janë të hapur edhe ndaj Iranit. Do të flas sot me mikun tonë, Presidentin Trump, siç bëjmë çdo disa ditë. Sigurisht që do të dëgjoj për udhëtimin e tij në Kinë dhe ndoshta edhe për çështje të tjera. Ka shumë mundësi përpara nesh dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar”, deklaroi Netanyahu.

Telefonata mes dy liderëve vjen në një moment kur raportimet ndërkombëtare flasin për rritje të tensioneve mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Sipas mediave të huaja, administrata amerikane është e zhgënjyer nga qëndrimi i Teheranit, veçanërisht pas refuzimit për të hequr dorë nga ambiciet bërthamore dhe zhvillimeve që lidhen me ngushticën strategjike të Hormuzit.

Next Post
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

“Terminal, Vini re!” mbyll Javën e Europës, Gonzato: Shqiptarët po kontribuojnë në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com