• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Netanjahu i paraqet kabinetit planin për të qeverisur Rripin e Gazës pas luftës

by A R
23/02/2024 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i paraqiti të ashtuquajturit këshilli i sigurisë në qeverinë e tij, planin e përafërt për mënyrën, si do të kontrollohet Rripi i Gazës pas përfundimit të luftës me Hamasin.

Sipas raportimeve të gazetës “Times of Israel”, plani parashikon që në ditët e ardhshme të luftës, e gjithë zona bregdetare të administrohet nga ushtria izraelite.

Përmendet gjithashtu, me paqartësi se qeveria do të merret në dorë nga “zyrtarë lokalë” me “përvojë në administratën (publike)”, njerëz pa lidhje “me vende ose entitete që mbështesin terrorizmin“.

Autoriteti Palestinez, i cili qeveris një pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, nuk përmendet në mënyrë eksplicite në plan, megjithatë gazeta zbulon se pjesëmarrja e tij në qeverisjen e Rripit të Gazës në të ardhmen nuk përjashtohet.

Shtetet e Bashkuara po propozojnë që Autoriteti Palestinez i “reformuar” i Mahmud Abbas  të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, por qeveria izraelite po refuzon krijimin e asaj që thotë se është “Fatahstan” (pas fraksionit të zotit Abbas, Fatah), ndërsa akuzon PA për “mbështetje të terrorizmit”.

Megjithatë, kohët e fundit, kryeministri Netanjahu gjithashtu u duk se përjashtoi zbatimin e idesë së ministrave të tij të ekstremit të djathtë për një vendbanim të ri izraelit në Rripin e Gazës.

SHBA-ja, aleati kryesor i Izraelit, është në favor të zgjidhjes me dy shtete, të Izraelit dhe Palestinës. Por, Netanjahu kundërshton zgjidhjen me dy shtete dhe deklaron se ushtria izraelite do të mbajë kontrollin e plotë të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës.

/a.r

Next Post
Besi dhe Xhensila nën hetim? Avokatja: Divorci, manovër për të shpëtuar pasurinë

Besi dhe Xhensila nën hetim? Avokatja: Divorci, manovër për të shpëtuar pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

July 31, 2026
Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

July 31, 2026
Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

July 31, 2026
Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

July 31, 2026
Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

July 31, 2026
PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

July 31, 2026
“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

July 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Fjala sot quhet krim

July 31, 2026
“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

July 31, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Protesta nuk mjafton

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com