• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër votohet Vettingu, Kristo e Dizdari kundër, katër gjyqtarë drejt votës “Pro”

by S M
21/12/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Të enjten Gjykata Kushtetuese do të japë verdiktin e saj në lidhje me ligjin e shumëpërfolur të Vetting-ut. Thënë ndryshe, do të marrë një qëndrim ndaj asaj që shihet si pika e gravitacionit e të gjithë paketës së reformës kushtetuese. Pasi ligji në fjalë ka marrë gjykimin pozitiv të Komisionit të Venecias, i cili është shprehur se nuk gjen shkelje kushtetuese, Vetting-u shqiptar do t’i nënshtrohet panelit të Kushtetueses, në një votim që pritet me interes nga opinioni publik i brendshëm dhe ai i jashtëm.

Pozicionet e palëve politike ndaj ligjit janë tërësisht të polarizuara. Nga njëra anë maxhoranca, e cila shprehet mosprekjes së ligjit nga ana e Kushtetuese dhe nga ana tjetër opozita, që ka bërë një sërë vërejtjesh në lidhje me atë që ajo e konsideron si vënie e procesit të verifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve nën vullnetin e kryeministrit Rama.

E gjetur në këtë pozicion delikat, Gjykata Kushtetuese ftoi, gjatë shqyrtimit të parë të Vetting-ut, Komisionin e Venecias, për një opinion miqësor në lidhje me ligjin. Tani që ky opinion erdhi, ajo që mbetet është që Kushtetuesja të veprojë në konform me piketat e vendosura nga ekspertët e Venecias. Paralelisht me OK e dhënë në Venecia, Vetting-u ka pasur prej kohësh mbështetjen totale të BE e SHBA, të cilat më shumë se një herë janë shprehur që ligji duhet të hyjë në fuqi sa më shpejt dhe pa u deformuar në thelbin e tij.

Burime të mirëinformuara pranë Gjykatës Kushtetuese i thanë Javanews të martën se brenda panelit të gjyqtarëve ka një qëndrim ende të dyzuar, sa i përket fatit të mëtejshëm të ligjit. Mendohet se të paktën dy gjyëtarë, përkatësisht Vladimir Kristo dhe Gani Dizdari, mund të rreshtohen pro shfuqizimit të ligjit, çka do ta kthente praktikisht në zero orën e reformës në drejtësi. Dy gjyqtarë të tjerë mendohet se janë për miratimin e ligjit duke i bërë ndryshime disa prej neneve, pa përcaktuar saktë se cilat. Kurse në katër gjyqtarë që mbeten, tre prej tyre (përflitet se këtu bën pjesë edhe kreu i Kushtetuese), janë për mosprekjen e ligjit dhe një i katërt që është i mëdyshur.

Nëse kjo ndarje votash do të rezultonte e saktë, situata për Vetting-un do të paraqitej komplekse dhe e paqartë. Më konkretisht, nëse gjyqtari i lëkundur do t’i bashkohej tre të tjerëve që janë për kalimin siç është të ligjit, Gjykata do të ndahej dhe kësisoj nuk do të kishim një vendim të Kushtetuese. Nëse ky anëtar do të kalonte në krahun tjetër, ose nëse do të krijoheshin kombinacione që do të shtynin për rrëzimin ose korrigjimin e ligjit, Kuvendi do të ftohej që të kryente ndërhyrje në tekst. Dhe këtu opsionet janë të shumta dhe varen nga thellësia e ndërhyrjes që do të kërkonte vendimi i Kushtetuese. Duhet thënë se edhe varianti i ndryshimit eventual të ligjit do të sillte vonesa fatale në fillimin e zbatimit të reformës, duke shtyrë gjithçka për vitin 2018.

Megjithatë ka edhe diçka më shumë se 24 orë deri në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese. Presioni ndërkombëtar dhe ai i pjesës më të madhe të klasës politike dhe opinionit publik shqiptar, shtyjnë fort për një kalim të shpejtë të Vetting-ut, pa prekur thelbin e tij. Të shohim nëse gjyqtarët e Kushtetuese do t’i thonë “JO” të gjithë këtyre faktorëve. Por edhe një faktori të fundit, të cilin ata e vunë vetë në lëvizje: Komisionit të Venecias. Të enjten mësojmë nëse Shqipëria vijon rrugën drejt fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi, apo do të hyjë në një qerthull të rrezikshëm, ku nuk dihet se çfarë mund të ndodhë./java/a.k

Next Post
Kosova “bllokohet nga Serbia të zërë vend në AP–në e Këshillit të Europës”

Kosova “bllokohet nga Serbia të zërë vend në AP–në e Këshillit të Europës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com