• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nesër votohet Kodi Elektoral”, Rama: Luli ta mendonte kur la Kuvendin, në këtë proces kemi qenë shërbëtorë të PD

by Ardit Rada
04/10/2020 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nesër Kodi Elektoral do të votohet në parlament duke theksuar se në këtë proces kanë qenë shërbëtore të të tjerëve pra dy opozitave, ndërsa sa i takon numrave në Kuvend u shpreh se Lulzim Basha ta mendonte më parë lënien e mandateve.

Rama tha se maxhoranca donte bonusin e partisë së parë por as nuk e kërkoi dhe as nuk e mori.

Sipas tij, procesi nuk mund të mbahet peng dhe ndaj nesër do të votohen kodi i ri elektoral. “Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në fund të ditës”, tha Rama.

“Në këtë proces kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. E them me plot gojën. Kemi bërë atë që se ka bërë asnjë parti e madhe, as PD e as PS në gjithë këto vite, duke qenë shërbëtorë të një procesi ku përveç opozitës brenda parlamentit kemi shërbyer edhe për një opozitë tjetër jashtë parlamentit. Të gjithë kanë marrë më shumë, shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e asaj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë çfarë kemi dashur nga ky proces dhe nuk ka në ligjin e ri elektoral asgjë që është aty sepse duam ne. Ka aty gjëra që janë sepse kështu e do opozita jashtë parlamentit apo brenda parlamentit, por je se duam ne. Ka një moment për t’i dhënë fund diskutimeve, aq më tepër që dy palët tërheqin nga vetja. Kjo s’mund të ndodhë. Nuk mund t’i akomodojmë të dyja palët. Njëra palë do komisionin zgjedhor politik, tjetra palë jo politik. Dhe ne jopolitik i donim por i shërbyem opozitës jashtëparlamentare dhe i thamë dakord. Njëra palë do t’i hapë listat sipas idesë së vet dhe pala tjetër do të mbajë koalicionet sipas idesë së vetë. Këto nuk mund të pajtohen të gjitha bashkë. Dhe ne që mund të kishim ushtruar patjetër peshën tonë, dakord ne duam bonusin për partinë e parë. Dmth garanton stabilitetin e qeverisjes duke pasur të drejtën e të parit, kështu që ne nuk e kërkuam dhe nuk e morëm. Nesër në parlament do votohet. Do ishte mrekulli që 100% e partive të ishin dakord 100% por nuk ndodh.
Në Greqi kryeministri Cipras përdori shumicën e vet për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Një ligj elektoral e ndryshoi kryeministri tjetër po me shumicë qeverisëse. Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në fund të ditës. Të tjerat nuk kanë më asnjë vlerë. Mbaj peng procesin me muaj e vite, me idenë që po nuk votova unë nuk kalon, nuk funksionon. Në jetë vetëm kalamajtë e vegjël nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk marrin kostot për veprimet e tyre. Të gjithë që janë në moshën e pjekurisë marrin përgjegjësi për veprimet e tyre”, deklaroi Rama.

/e.rr

Next Post
“Mes nesh ka të sëmurë”/ Dita e dytë e grevës së naftëtarëve të Ballshit: Rama të vërë dorën në zemër

Dita e shtatë e grevës së naftëtarëve, rëndohet gjendja shëndetësore/ Reagon Federata Botërore e Sindikatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In