• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nesër vendimi për prokuroren e hekurt të SPAK, Musabelliu hedh poshtë raportin e DISK: S’mund të njolloset puna ime 15-vjeçare

by Java News
03/12/2019 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorja pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu, kandidate për Prokurorinë e Posaçme, u përball me disa të papritura gjatë seancës dëgjimore, ku u njoh me rezultatet e verifikimit ndaj saj nga Komisioni i Vetingut. Prokurorja që konsiderohet si ‘gruaja e hekurt’ e SPAK-ut për shkak të dosjeve që ka çuar në gjykatë, hetimit për herë të parë të Emiljano Shullazit dhe të asnjë pasurie të paluajtshme, vetëm pagën si prokurore, u njoh me përmbajtjen e një raporti të Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar ndaj saj. Në raport shprehen dyshime për për përfshirje të prokurores Musabelliu në korrupsion pasiv në një çështje dhe dekonspirim të informacioneve sekrete në Prokurorinë për Krime të Rënda. Por, trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faskaj, Pamela Qirko, Firdes Shuli tha se nuk mund të dilej në një konkluzion nëse raporti i DSIK ishte apo jo i bazuar në prova dhe fakte, pasi kjo çështje vijon të jetë nën hetim.

Ndërsa prokurorja Doloreza Musabelliu hodhi poshtë si të pavërtetë raportin, ndërsa tha se ishte tronditur. “Lidhur me raportin e dytë të DSIK për pastërtisë së figurës kam pësuar shok.  Kjo si pasojë e një raporti të paligjshëm. Ka dashakeqësi dhe abuzivitet. Punonjësit e DSIK duhet të kishin kryer të paktën dy verifikime, nëse unë isha njohur me informacionin e klasifikuar të M.M. dhe nëse kam hetuar atë. DSIK në këtë rast nuk ka qenë institucion ndihmës, por ç’ndihmës. Kontrolli i figurës nga ana e tyre nuk ka qenë objektiv, por subjektiv. Raporti është i paplotë dhe abuziv pasi janë futur të dhëna që nuk kanë të bëjnë me mua, por me një prokuror tjetër. Raporti DSIK është i pabazuar pasi nuk kam disponuar asnjë informacion të klasifikuar sekret shtetëror. Sipas DSIK paskam dekonspiruar kur kam kryer shpalljen e moskompetencës për çështjen në fjalë, por këtë e ka kryer një prokuror tjetër. Punonjësit e DSIK duhet të bëhen të përgjegjshëm. Nuk mund të cenojnë punën ime 15 vjeçare me dy radhë të paverifikuara”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi edhe disa mospërputhje në pasurinë e bashkëjetuesit të prokurores Doloreza Musabelliu, pasi vetë prokurorja nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme, por vetëm pagën. Problemi më serioz kishte të bënte me mosjustifikimin e një makine tip Volkswagen të blerë në vitin 2009 nga bashkëjetuesi në vlerën 10 mijë euro. Një pjesë të parave për këtë makinë dhe dy apartamente, bashkëjetuesi i prokurores ia kishte marrë babait të tij, por sipas KPK jo të gjitha shumat mbuloheshin me të ardhura të ligjshme nga babai. Prokurorja për këto gjetje tha se: “Pasuria ime përbëhet vetëm nga 1.5 milionë lekë depozitë bankare dhe 500 mijë lekë në gjendje cash. Pasuritë e hetuara janë krijuar me të ardhurat e babait të bashkëjetuesit tim dhe unë nuk kam pasur asnjë kontribut. Gjatë punës së tij si noter babai i bashkëjetuesit ka pasur rreth 25 milionë lekë të ardhura dhe ka pasur mundësi për huanë 85 mijë euro që i ka dhënë të birit”.

Me rezultatet e hetimit për të tre kriteret është njohur edhe gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi. Kjo fundit është gjyqtarja e parë që ka firmosur vendimin për caktimin e masës së sigurisë në mungesë ‘arrest me burg’, për Klemend Balilin, i ashtuquajturi ‘Eskobari i Ballakanit’. Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Shqiptarja.com dhe Report Tv, gjyqtarja Olldashit iu konfirmua pasuria modeste, por KPK konstatoi probleme me një hua që i kanë falur prindërit me vlerë 9 mijë euro, për blerjen e një apartamenti. Sipas Komisionit të Vetingut gjyqtarja nuk e justifikon me dokumentacion ligjor këtë hua të falur. Vendimi për fatin e gjyqtaret do të merret nesër, në 4 dhjetor.

g.kosovari

Next Post
U dëmtua nga tërmeti/ Pallati 5 katësh në Durrës do shembet me shpërthim të kontrolluar

U dëmtua nga tërmeti/ Pallati 5 katësh në Durrës do shembet me shpërthim të kontrolluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In