• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër super aksioni nga Shkodra në Sarandë për pastrimin e plazheve

by Java News
26/03/2017 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo javë ka shënuar edhe nisjen e një aksioni në të gjithë vendin për pastrimin e plazheve, në prag të nisjes së sezonit veror.

Njoftimi është bërë nga vetë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Sipas njoftimit në fjalë, dita e nesërme do të shënojë edhe aksionin më të madh të kësaj nisme, për pastrimin e vijës bregdetare nga Shkodra në Sarandë. Nga ana e saj, Ministria bën thirrje për ndërgjegjësim si dhe për t’iu bashkuar këtij aksioni.
Njoftimi:Shqipëria është reklamuar tashmë në gjithë mediat prestigjoze botërore si një destinacion i preferuar turistik për plazhet e bukura dhe të virgjëra. Nuk mund t’i zhgënjejmë turistët duke i mbajtur këto plazhe të ndotura. Nisja e fushatës së MZHETTS përkon me 27 marsin që është Java Europiane e Plazheve të Pastra. Vetë stafi i Ministrisë në bashkëpunim me Bashkitë do të angazhohet të hënën më 27 Mars në një aksion pastrimi fillimisht në 10 bashki nga Shkodra deri në Sarandë.Shqipëria ka 109 plazhe bregdetare dhe liqenore, të cilat janë të shtrira nga veriu në jug.
Dimri, shirat , prurjet e lumenjve kanë sjellë shumë mbeturina në plazhet tona. Në fakt shkaktarë për shumë nga ato mbeturina janë vetë njerëzit të cilët hedhin lloj lloj plehrash buzë lumenjve dhe ato përfundojnë në breg të detit. Pastrimi është bërë çdo vit me aksione masive përpara fillimit të sezonit veror, por ajo që kërkojmë të bëjmë kësaj here është të sensibilizojmë qytetarët që të mos hedhin më mbeturinat ku të mundin.Këtë sensibilizim e nisim më herët pasi tashmë Shqipëria po frekuentohet jo vetëm në muajt e verës, por sezoni po shtrihet në kohë nga fillimi i Majit deri në fund të Tetorit. Synimi ynë është që Shqipëria të ketë një turizëm gjithëvjetor.
Nuk mund të justifikohemi më tek turistët që po dyfishohen,  lidhur me mungesën e pastërtisë. Ka ende probleme që duhet të zgjidhen me bazën materiale të Bashkive, si kosha, tabela, tualete, por dhe logjistikën për dërgimin e plehrave çdo ditë nëpër landfillet e qyteteve. Në të njëjtën kohë që po punohet me Bashkitë për t’i zgjidhur këto problematika, vendosëm si Ministri të bëjmë një fushatë sensibilizuese, duke përfshirë dhe aktorët e dashur të Portokallisë për të edukuar  qytetarët që të mos hedhin më plehra nëse duan më shumë turistë, më shumë të ardhura e më shumë mirëqënie. Aksioni nuk është as një ditë dhe as një javë. Aksionit i janë bashkuar edhe përfaqësues të Bankave, donatorë të ndryshëm, të cilët do të angazhohen jo vetëm javën e fundit të marsit por dhe në vazhdim pasi aksioni do të vazhdojë deri në fund të majit, kur turistët të mbushin plazhet tona. Gjithashtu janë përfshirë dhe organizatat më të mëdha mjedisore të cilat do të vazhdojnë aksionet e tyre në bashkëpunim me MZHETTS në dy muajt në vazhdim. Shpresojmë që këtë vit të ofrojmë një turizëm më cilësor dhe gjithëvjetor në të gjithë vendin.
Plazhet ku do shtrihet aksioni ditën e hënë, 27 mars
Plazhi Velipojës, Liqeni i Shkodrës,Plazhi  i Shengjinit,Plazhi i Tales, Plazhi i Durrësit- Adriatik, Iliria, Plazhi Golem, Plazhi Qerret, Plazhi Spille,Plazhi i Divjakës, Plazhi publik, Plazhi Himare-Potam, Plazhi Sarande,Plazhi Ksamil, Plazhi i Pogradecit
a.ç
Next Post
VIDEO/Vjehrra akuzon ish-nusen: Ke dashnor një të inkriminuar, braktise fëmijën për të bërë qejf

VIDEO/Vjehrra akuzon ish-nusen: Ke dashnor një të inkriminuar, braktise fëmijën për të bërë qejf

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In