• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nesër shtrëngohen masat kufizuese në Çeki/ Qeveria mbyll shkollat, baret e restorantet

by Java News
13/10/2020 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga nesër, datë 14 tetor, Republika Çeke shtrëngon masat kufizuese kundër koronavirusit.

Ky vend, në javët e fundit, ka regjistruar rritjen më të shpejtë të rasteve në Evropë, për banor.

Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.

Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online.

Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë.

Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.

Javën e kaluar, Çekia ka regjistruar rekord të rasteve me koronavirus brenda një dite: mbi 8,600, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur për 76 për qind, përkatësisht në mbi 2,000.

Ky vend aktualisht ka të konfirmuara mbi 121,400 raste me koronavirus.

Prej tyre, mbi 62,000 raste mbeten aktive. Numri i viktimave aktualisht qëndron në 1,051.

g.kosovari

Next Post
10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017

“Themeluesit e PD janë hequr...”/ Kreshnik Spahiu: Ekzekutori quhet Sali Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com