Maturantët do t’i nënshtrohen nesër (3 qershor) provimit të Gjuhës së Huaj, ndërsa Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka rikujtuar rregullat që duhet të kenë parasysh të gjithë nxënësit.
Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30, por të gjithë maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollës që në orën 08:30. Ata duhet të kenë me vete një mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë. Të ndaluara rreptësishtë janë telefonat dhe orët smart.
Pas provimit të Gjuhës së Huaj, maturantët do të testohen në Gjuhën Shqipe më 10 qershor, ndërsa më 17 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës.
Rregullat Matura Shtetërore 2025:
Ora 8:30 – Paraqituni në ambientet e shkollës
• Provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Çfarë duhet të keni me vete:
• Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
• 2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.
Veshje e rregullt
• Uniforma e shkollës.
• Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse
Shishe me ujë.
• Ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi
Ndalohen rreptësisht:
Telefonat
Ora smart
Rregulla gjatë provimit:
• Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit
• Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.
• Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.
• Nuk lejohet largimi para 12:30.
• Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.