Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që të hënën e 16 shkurtit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të paraqiste në Kuvend propozimin për ndryshime ligjore sa i përket kompetencave të gjykatave në lidhje me shkarkimet e ministrave.

Por sipas Berishës, ky është një akt që nuk është parë e nuk është dëgjuar askund.

“Pra, çfarë do të shohim ne nesër? Do të shohim një akt që s’e kemi parë kurrë ndonjëherë dhe nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë. Deputeti Edi Rama paraqet në parlament amendamentin për të mbrojtur nga pezullimi, nga gjykatës apo kur e kapin në krim kryeministrin, Edi Rama. Kërkon pra, të krijojë një mburojë ligjore.

Me këtë rast, i tmerruar dhe nga protesta, ai përdori fjalët fyese, poshtëruese për njerëzit e idealeve më të larta, për misionarët e vërtetë. Sipas tij, ata janë rrugeçër, janë mercenarë, janë njerëz të paguar.

Unë i them Edi Ramës se, ata janë misionarët e shpëtimit të Shqipërisë. Dhe se, 20 shkurti është dita në të cilën idealet më fisnikëve të shqiptarëve, misionarët e këtij vendi, do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve, për të shpëtuar Shqipërinë nga narko-diktatori, Edi Rama.”, tha Berisha.

Në shpjegimin e tij, kryedemokrati akuzon kryeministrin se ka gënjyer kur ka deklaruar se ka funksione ministrash të padelegueshme.

“Sot, në monologun e tij të mashtrimit, Edi Rama lëshoi gënjeshtrën e radhës. Ai u tha qytetarëve se paska funksione të padelegueshme. I tmerruar nga ultimatumi i Brukselit, nga anulimi i të gjitha takimeve që kishte në Mynih, ai përsëri, njëlloj si i mbyturi, kapet me fijen e barit. Po bën përpjekjen e fundit për të krijuar një mburojë ligjore ndaj vetes së tij. Cilido që dëgjoi Edi Ramën të flasë për funksione të padelegueshme, për të kuptuar se ai gënjeu, jo njëherë, por gënjeu qindra herë vetëm për funksionin e kryeministrit.

Çka dua të them me këtë? Në arkivin e Këshillit të Ministrave, janë jo me dhjetëra, por me qindra vendime të firmosura me autorizimin e tij nga zëvendës-ministrat përkatës, sipas kohës.

Por, përveç kësaj, ky është një përcaktim ligjor, i cili e lejon kryeministrin të autorizojë zëvendësin e tij për të firmosur.”, shprehet Berisha duke shtuar se edhe vetë Kushtetuta e ka të parashikuar zëvendësimin dhe delegimin e detyrave.

Ky reagim vjen pasi më herët mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Rama njoftoi se të hënën në mëngjes grupi parlamentar i PS-së do të zhvillonte një mbledhje në praninë e mediave, ku do të diskutohej për të zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencave mes ekzekutivit dhe gjykatave lidhur me vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kreu i qeverisë theksoi se pezullimi i një ministri për një masë sigurimi penal nuk mund të bllokojë funksionet e tjera të ekzekutivit dhe se pavarësia e gjyqësorit nuk duhet të ndërhyjë në kompetencat e ligjvënësit dhe ekzekutivit.

Ai po ashtu u shpreh se gjykata në ushtrimin e kompetencave të saj ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim, por në të njëjtën kohë ka disa funksione, ku hyn edhe ai i ministrit, të cilat paralizohen nëse ministri pezullohet.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.