Nesër ora 20:45, Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit, ja cilët janë favoritët
Nesër Skënderbeu do të përballet në “Elbasan Arena” me Dinamon e Zagrebit, në kuadër të “Play Off-ve”, të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45, ku pritet që masat e sigurisë do të jëne të forta siç ka raportuar edhe policia.
Nga ana tjetër Federata Europiane e Futbollit me këtë rast ka bërë një pasqyrë të rezultateve dhe statistikave të skuadrave në fjalë dhe Shqiptarët duket se nga shifrat kanë dalë të fituar. Kështu sipas statistikave, Skënderbeu është i pamposhtur në shtatë ndeshje europiane të luajtura në shtëpi. Dinamo është e pamposhtur në katër eliminatoret e “Champions League” të këtij sezoni, transmeton mapo. Skënderbeu ka më shumë gola të shënuar: 10-8. Skuadra kampione e Shqipërisë ka më shumë goditje në drejtim të portës kundërshtare: 50-44.
Skënderbeu ka më shumë rivënie këndore deri më tani, 24 të tilla, kundrejt 15 të kroatëve.
Gjithsesi duhet thënë se kroatët kanë realizuar një lojë të shkëlqyer në kampionat duke fituar me rezultatin 3-0 në ndeshjen e fundjavës.








