• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë, ose Greqinë

by Dritan Hila
03/08/2024 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

U marrofsh dhe e tregofsh, është një fjalë e urtë. Dhe nesër votohet nëse Himara do t’i kalojë Gjikurisë duke mbyllur kështu hapin e parë drejt unifikimit të brezit Himarë-Finiq-Dropull, dhe krijuar kështu brezin e fazës së parë të Asocacionit të Fshatrave Greke e më vonë autonominë e tyre si fazë përfundimtare drejt bashkimit me Greqinë. E kanë thënë hapur përfaqësuesit e OMONIA-a, Beleri, Marko e me radhë.

Ndërkohë ka një sens për ta lehtësuar këtë akt nga ana e opozitës shqiptare të përfaqësuar nga Berisha dhe Meta. Kanë çuar njerëzit e tyre të takojnë përfaqësues ekstremistë të së djathtës greke; kanë takuar Belerin në burg; përpiqen të bëjnë humor bajat me shqetësimin sikur kjo është një fantazi e patriotëve shqiptarë të mykur, ndërkohë që agjenda greke ecën e pandalur.

Opozita shqiptare përpiqet të relativizojë tradhtinë e saj. E ka bërë këtë me justifikime edhe në të shkuarën në Luftën e Dytë Botërore kur dorëzonte kurorën e mbretit Zog në Romë; kur priste krahëhapur pushtuesit italianë; kur justifikonte qeverinë kuislinge të gjermanëve me “Shqipërinë e Madhe”; kur justifikonte paktet për bashkim të Ballit Kombëtar me Napoleon Zervën; kur më pas demonizonte luftën nacional çlirimtare; në postkomunizëm kur i ka vënë kazmën gjithë trashëgimisë industriale dhe bujqësore, dhe sot kur zbardh dhëmbët ndërsa i është dorëzuar një projekti që quhet Megalidhe të gatuar këtu e 100 vite më parë nga një kryeministër grek i quajtur Jani Koleti, i cili kur u zu duke vjedhur, shpiku këtë teori të nacionalizmit ekstrem. Ndryshon nga kryeministrat tanë që kur zihen duke vjedhur i dorëzohen grekut ose serbit.

Le të mos fshihemi pas gishtit: Nesër është një betejë nacionaliste të cilën vendasit nuk e justifikojnë dot votën për pasardhësin e Belerit me argumentin se nuk kanë marrë dokumentet e pronësisë. Atë dokument nuk e kanë marrë në Malesi të Madhe, por nuk kanë kërkuar ndihmën e Serbisë; nuk e kanë marrë as në Lezhë apo Mirditë, por nuk kanë kërkuar ndihmën e Italisë dhe nuk kanë ndërruar kombësinë. Bregasit dhe labët, duhet ta dinë se nesër ndalojmë projektin grek të Asocasionit të Komunave Greke në jug, projekt i Dules, Belerit e Gjikurisë që tashmë nuk e fshehin përkatësinë në organizata që kërkojnë copëtimin e Shqipërisë dhe i trajton shqiptarët si të ardhur nga Kaukazi. Neser nuk është një betejë mes PS-së dhe opozitës, por mes Shqipërisë dhe bukëshkalëve që e shesin këtë vend për një karrige. Edi Rama sot është e nesër apo pasnesër nuk do jetë, por votimi i nesërm do të jetë një pikë referimi nëse Bregu dhe Labëria e thellë do mbeten shqiptare apo do fillojnë shthurjen e shtetit shqiptar dhe fitoren me votë të pasardhësve të andartëve të Spiro Milos që nuk e fituan dot me pushkë dhe kanë gjetur strehë tek opozita shqiptare.

Next Post
Atletico “blindon” sulmin, afron në skuadër gjigandin norvegjez

Atletico “blindon” sulmin, afron në skuadër gjigandin norvegjez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In