• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot Kuvendi i PD mes ndryshimeve në statut dhe refuzimeve për pjesëmarrje

by Java News
28/04/2018 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët mbledhin të dielën Kuvendin Kombëtar për të miratuar ndryshimet e reja statutore që morën pak ditë më parë aprovimin e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Mbledhja do të nisë me fjalime nga ana e qytetarëve për pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe përpara hedhjes në votim të ndryshimeve statutore nga 7500 delegatët, Lulzim Basha do të prezantojë tezat për rikthimin e PD në një alternativë qeverisëse.

Forumi më i lartë drejtues i kësaj force politike do të bojkotohet nga ish-figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike, të cilët e humbën mandatin e delegatit në Kuvendin Kombëtar pas përjashtimit nga lista e kandidatëve për deputetë nga kryetari Basha.

Ftesën e kanë refuzuar dy ish-nënkryetarët e PD-së, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, si dhe ish-ministrat Bode e Bregu. Të vetmit kritikë të Lulzim Bashës që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë Eduard Selami dhe Besnik Mustafaj. Selami e akuzon Bashën se e ka rrëmbyer partinë, ka aftësi të kufizuara politike dhe është gënjeshtar serial. Ndërsa Arben Imami është shprehur se do të jetë i pranishëm, nëse do të lejohen diskutime, në të kundërt do ta bojkotojë atë.

Kritikët e Lulzim Bashës kërkuan dorëheqjen e kryetarit kur ai humb zgjedhjet dhe mosrikandidimin e tij kur e çon në humbje partinë në dy procese elektorale radhazi. Por ky propozim i tyre u rrëzua në Këshillin Kombëtar.

Next Post
Ndërhyrjet kirurgjikale/ Mariza Iknomi: Më pëlqen t’i ngjaj mamit tim, jo Monica Belluçit!

FOTO/ Mariza Ikonimi i propozon martesë moderatorit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com