• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër hyn në fuqi marrëveshja për pensionet me Italinë. Ku dhe si të aplikoni?

by A R
30/06/2025 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 korriku shënon zyrtarisht nisjen e zbatimit të marrëveshjes së pensioneve me Italinë. Nga e marta cilido që i ka lindur e drejta për përfitim nga kjo marrëveshje do të aplikojë.

Aplikimet do të bëhen pranë zyrave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë dhe Italisë, por do të bëhen dhe online në portalin e-Albania, në varësi të rastit të përfituesve. Zyrtarë të ISSH-së Loreta Shkëmbi drejtore e marrëveshjes ndërkombëtare në ISSH gjatë një interviste në emisionin E-ZONE në Vizion Plus tha se pritet një fluks i lartë aplikimesh nga kjo marrëveshje.

“Ne kemi marrë masat që ti përgjigjemi në kohë këtij fluksi. Në faqen online të ISSH-së do të jetë një udhëzim i detajuar i rasteve dhe hapat që do të ndjekin përfituesit për aplikim. Paralelisht do të vëmë në dispozicion edhe një numër telefoni që të sqarojmë qytetarët për çdo paqartësi”, sqaroi Shkëmbi në Vizion Plus.

Dy zyrat e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë do të komunikojnë për çdo dosje me qëllim saktësimin e të dhënave për përfituesit. Pesë janë kategoritë që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje.

“Në çdo rast pensioni përfitohet në bazë të kërkesës së individit. Për ta bërë më të lehtë aplikimin për këtë marrëveshje ne kemi formularin edhe në shqip dhe në italisht për aplikuesin. Ne presim që të kemi një numër të lartë aplikimesh vetëm me këtë shtet, mbi 500 të tilla në vit për shkak të numrit të lartë të individëve përfitues”, tha Shkëmbi.

Por kujdes, në plotësimin e dosjes duhet të reflektoni edhe vitet e punës që keni edhe në shtete të tjera të botës, me të cilat Shqipëria ka një marrëveshje për pensionet.

“Ne në total kemi gati 1500 kërkesa në vit që vijnë nga marrëveshjet ndërkombëtare. Në vend të parë janë kërkesat për pensione me Gjermaninë dhe më pas ato me Belgjikën. Por tashmë me hyrjen në fuqi të marrëveshjes kërkesat me këtë vend do të jenë në vend të parë. I bëjmë thirrje individëve që të deklarojnë çdo vit pune që kanë bërë dhe në shtetet e tjera, me të cilat ne kemi  marrëveshje”, sqaroi Shkëmbi në E-ZONE.

Next Post
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com