• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër gjyqi për vulën e PD, Apeli vendos për fatin e partisë së ndarë në dy kampe: Ja gjyqtarët që do shqyrtojnë çështjen

by Java News
10/06/2024 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e martë (11 qershor), ora 10:00, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë çështjen e vulës dhe siglës së Partisë Demokratike.

Trupa gjykuese që do përcaktojë fatin e partisë më të madhe opozitare në vend,  përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Kujtojmë se ishte Gjykata e Lartë ajo që më 18 mars vendosi rikthimin e çështjes në Apel dhe rigjykimin e saj me një trupë tjetër.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerësoi se rekursi i paraqitur nga pala kërkuese në këtë gjykim, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit përmban shkaqe, të cilat e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Tre muaj më parë Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, me argumentin se “ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj”. Në vendimin prej 36 faqesh, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala kërkuese në këtë gjykim, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit përmban shkaqe të cilat, e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sipas Gjykatës së Lartë, çështja duhet rigjykuar në Apel nga një trupë tjetër. Zbardhja e vendimit i hap rrugën nisjes së procesit në Gjykatën e Apelit. Kolegji thekson se vendimi i dhënë nga ana e Gjykatës së Apelit është rrjedhojë e moskuptimit dhe mosidentifikimit të qartë të natyrës së mosmarrëveshjes, ndërkohë që gjykimi i zhvilluar për shqyrtimin e saj është rrjedhojë e moskryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, si dhe i interpretimit të gabuar të normave të ligjit procedural.

Gjithashtu, Kolegji vlerëson se arsyetimi i vendimit nga Gjykata e Apelit nuk plotëson standardet e arsyetimit të një vendimi gjyqësor, të përcaktuar tashmë nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Gjykata e Lartë vlerëson se në rastin kur padia apo kërkesa paraqitet nga një person që i mungon zotësia për të vepruar, Gjykata e Apelit vendos mospranimin e gjykimit të padisë, ose pushimin e gjykimit të padisë.

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë rreth vulës së Partisë Demokratike, Kolegji thekson se Gjykata e Apelit, përpara se të kalonte në fazën e shqyrtimit të çështjes dhe të merrte në shqyrtim vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, duhet t’i kishte dhënë përgjigje faktit nëse, vendimi i marrë sipas një gjykimi gracioz, a mund të ankimohet në një shkallë më të lartë gjykimi nga një palë, e cila nuk ka qenë e legjitimuar as nga pikëpamja formale dhe as nga pikëpamja procedurale si palë ndërgjyqëse në procesin gjyqësor të zhvilluar në Shkallë të Parë”, – thuhet në vendim.

Gjithashtu, gjykata thekson se rezulton i provuar fakti se, Komisioni i Rithemelimit është krijuar dhe miratuar nga mbledhja e Kuvendit të Partisë Demokratike të datës 11.12.2021, i thirrur sipas parashikimeve statutore nga ¼ e anëtarëve/delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

“Në këtë kuvend është pretenduar se një nga vendimet e marra prej tij është edhe vendimi për shkarkimin nga detyra të kryetarit të PDSH, z.Lulzim Basha, i cili ka si funksion përfaqësimin e subjektit PDSH te të tretët. Megjithatë, pavarësisht se kërkesa është paraqitur nga Komisioni i Rithemelimit dhe gjykata është investuar në një gjykim gracioz, ankimi ndaj vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është ankimuar në shkallë të dytë gjykimi nga kryetari i PDSH Lulzim Basha, përfaqësuar me autorizim nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

“Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata e Apelit ka arritur në konkluzionin se z.Lulzim Basha vijon të jetë kryetar i PDSH, duke e kufizuar arsyetimin e saj ligjor në faktin se kërkesa për heqje dorë nga funksioni i kryetarit të PDSH nga ana e z.Lulzim Basha nuk është formalizuar me shkrim, si dhe nuk është depozituar në regjistrin e partive politike”, – citohet vendimi i Gjykatës së Lartë.

Megjithatë, kjo gjykatë nuk ka vlerësuar dhe nuk ka marrë në analizë të detajuar faktin nëse ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i datës 17.07.2021, në të cilin z.Lulzim Basha është rizgjedhur Kryetar i PDSH janë regjistruar në regjistrin e partive politike apo jo, si dhe nëse kanë prodhuar efekte juridike këto ndryshime.

“Gjithashtu, Gjykata e Apelit nuk ka vlerësuar dhe nuk ka konkluduar nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit se, çfarë efekti ligjor dhe rëndësie nga pikëpamja juridike ka mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të PDSH, si dhe vendimet e marra në këtë Kuvend, ku disa prej këtyre vendimeve kanë të bëjnë me shkarkimin e organeve drejtuese të PDSH (një prej të cilëve Kryetari i PDSH z. Lulëzim Basha) dhe krijimin e organeve të reja drejtuese, sikurse është edhe Komisioni i Rithemelimit”, – thuhet në vendim./m.j

Next Post
Aksioni/ Inspektim gjatë sezonit, Task Forca liron hapësirat publike në plazhin e Durrësit

Aksioni/ Inspektim gjatë sezonit, Task Forca liron hapësirat publike në plazhin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

February 14, 2026
U rrëzua nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, tentativa e vjedhjes i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar në Itali

U rrëzua nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, tentativa e vjedhjes i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar në Itali

February 14, 2026
Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

February 14, 2026
Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

February 14, 2026
‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

February 14, 2026
Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

February 14, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

February 14, 2026
“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

February 14, 2026
Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

February 14, 2026
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In