• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nesër fillon fushata për zgjedhjet lokale në RMV, më 17 Tetor votohet për zgjedhur kryetarët e 80 komunave

by A R
26/09/2021 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së nesërme fillon fushata zyrtare për zgjedhjet lokale, raundi i parë i të cilave është caktuar për 17 Tetor. Sipas të dhënave të KSHZ -së, në garë janë rreth 11 mijë kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna në vend.

Sipas të dhënave të KSHZ -së, 301 kandidatë konkurrojnë për kryetar komune, vetëm 8.31% e kandidatëve janë gra. Për të parin e qytetit të Shkupit në garë janë 12 kandidatë, ndjekur nga Struga dhe Dollneni, me nga tetë kandidatë, gjithashtu gjithsej janë 24 kandidatë të pavarur.

Mbi 10,600 kandidatë janë të përfshirë në garën për këshilltarë. 675 prej tyre në 15 lista janë në garë për këshilltarë në qytetin e Shkupit, si njësi speciale e vetëqeverisjes lokale, këshilli i të cilit ka 45 anëtarë.

Listat më të pakta ku janë vetëm dy, me gjithsej 18 kandidatë, janë në Vevçan. Në zgjedhjet lokale të Tetorit, 1,824,864 qytetarë kanë të drejtë vote, të regjistruar në listën e votuesve që KSHZ përfundoi të premten.

Në këto zgjedhje, për herë të parë do të përdoren aparatet për skenimin e gjurmëve të gishtërinjve, për të identifikuar votuesit.

Gjithashtu parashikohet mundësia e votimit me dokumente personale të skaduara, si dhe nëse personi nuk është regjistruar fillimisht në listën e votuesve, por i plotëson kushtet për të ushtruar të drejtën e votës.

Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ, tani më ka realizuar shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 Tetorit.

Këto zgjedhje, të tretat me radhë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit të kaluar dhe zgjedhjeve shtesë për kryetarët e komunave të Shtipit dhe Pllasnicës, organizohen me protokolle Covid, si dhe parashikohet votimi në izolim.

Fushata para raundit të parë duhet të përfundojë më 15 Tetor, kur fillon edhe heshtja zgjedhore në mesnatë, ndërsa rrethi i dytë për kandidatët për kryetarë komunash do të zhvillohet më 31 Tetor, konkretisht në komunat ku nuk do të ketë fitues pas raundit të parë të votimit më 17 Tetor.

/a.r

Next Post
KLD, japonezët shqiptarë pa pushkë

Është më e madhe apo më e vogël PD-ja e Sali Berishës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In