Qytetarët që do duan të lënë Shqipërinë përmes kufirit grek, do e kenë të pamundur të kalojnë kufirin nga ora 03:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 të datës 12 qershor.
Policia kufitare shqiptare ka marrë njoftim se në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke do të bllokojë punën brenda këtij orari për shkak se do të bëhen ndërhyrje (riparime) në sistemin kompjuterik ku regjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve.
Kjo do të thotë se do të ketë ndërprerje të plotë të lëvizjeve drejt shtetit grek si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.
Policia kërkon përmes një njoftimi zyrtar, mirëkuptimin e qytetarëve. /b.d










