• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër bileta e autobusit në Tiranë falas për nënat dhe vajzat

by Java News
07/03/2018 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë 7 Mars qindra nxënës të shkollave të kryeqytetit zgjodhën që t’u shprehin mirënjohjen mësuesve të tyre duke mbjellë pemë. Sot mori formë “Shtegu i dijes”, një hapësirë me pemë kushtuar mësuesve të Tiranës në Parkun e Liqenit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, së bashku me mësues të dalë në pension dhe nxënës të shkollave të kryeqytetit, i uruan “Gëzuar 7 Marsin” të gjithë mësuesve. “Jam shumë i lumtur që sot u urojmë të gjithë mësuesve të Shqipërisë, por sidomos atyre të Tiranës, Gëzuar Festën e 7 Marsit! Më vjen mirë që shumë shkolla të Tiranës na u bashkuan, jo vetëm në oborret e tyre, por edhe këtu në Parkun e Liqenit, ku shumë nxënës po i kushtojnë një pemë mësuesve të tyre; një pemë, e cila do të jetë këtu me dhjetra vite, si një dhuratë afatgjatë dhe shenjë emancipimi e shoqërisë sonë”, u shpreh Veliaj.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla falenderoi kryebashkiakun për modelin e suksesit që ka dhënë në krye të punëve të qytetit dhe për ndërtimin e shkollave të reja. “Jam shumë krenare që kam mundësinë të jem sot në krahë të këtyre mësuesve të talentuar dhe t’u uroj të gjithëve ‘Gëzuar 7 Marsin’. Faleminderit Erion dhe lejomë që në emër të të gjithë skuadrës së arsimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të të falenderojmë nga zemra për modelin e suksesit në krye të punëve të qytetit, për sa shumë ke bërë për shkollën, mësuesit, nxënësit, për të ardhmen”, tha ministrja Nikolla.

Ndërkaq, nesër është Festa e 8 Marsit dhe Bashkia e Tiranës ka një dhuratë për të gjitha gratë dhe vajzat e qytetit: transporti publik do të jetë falas për to. “Nesër zonjat dhe zonjushat e kryeqytetit do ta kenë biletën falas nëse përdorin transportin publik. E di që kemi ende shumë rrugë për të bërë me transportin publik, por kjo është një mënyrë për të kujtuar të gjitha zonjat dhe zonjushat që vetëm e zbukurojnë këtë qytet dhe mbajnë familjet tona në këmbë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi se shkollat e reja që do të ndërtohen do të ofrojnë kushte komode për nxënësit. “Këtë vit do të shtojmë shkollat e reja në Tiranë. Shkolla “Kosova” hapet në shtator, me kapacitet të trefishuar, si shkollë model e qytetit tonë. Shkolla e muzikës “Servete Maçi”, do të hapet gjithashtu këtë vit. Ndërkohë, sa kemi mbyllur garën e parë për shkollat e reja. Janë shkolla model, do të jenë të hapura 24 orë, si shkolla komunitare. Pesë të parat do t’i fillojmë në pranverë, pesë të tjera në verë dhe pesë në vjeshtë, për ta mbyllur njëherë e mirë çështjen e mësimit me dy turne në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Ai vlerësoi faktin që shumë shkolla të Tiranës iu bashkuan nismës së bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet, duke krijuar një mjedis të shëndetshëm për fëmijët. “Sot edhe unë mbolla një pemë për ish-mësuesen time, Polikseni Ndrenikën. Ajo fatkeqësisht nuk jeton më, por ia kushtoj asaj durimin dhe fokusin te puna dhe jo te zhurma. Porosia e zysh Polit ka qenë gjithnjë: fokusohu të mbarosh detyrat. Besoj se porosia e saj është shumë e rëndësishme edhe sot: të fokusohemi tek gjërat e rëndësishme, të kryejmë detyrat tona, sepse zhurmën dhe gjërat që na bëhen pengesë i sqaron koha”, u shpreh Veliaj.

Me rastin e Festës së 7 Marsit, kompania “Prodata” ka dhuruar pemë mimozash në 11 shkolla të 11 Njësive Administrative të Tiranës, të cilat u mbollën nga nxënësit.

Next Post
Basti i humbur i Perëndimit me Kinën

Basti i humbur i Perëndimit me Kinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është njeriu që mund të zëvendësojë Xi Jinping? Emri që po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në Kinë

Kush është njeriu që mund të zëvendësojë Xi Jinping? Emri që po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në Kinë

July 6, 2026
“Nuk lejohet të fluturojë as një zog”, masa ekstreme sigurie në Ankara për mbërritjen e Trump në Samitin e NATO-s

“Nuk lejohet të fluturojë as një zog”, masa ekstreme sigurie në Ankara për mbërritjen e Trump në Samitin e NATO-s

July 6, 2026
“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

July 6, 2026
Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

July 6, 2026
Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

July 6, 2026
Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

July 6, 2026
Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

July 6, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Në Kryesi futi ata që i bëjnë më shumë like”, Salianji: Berisha e ka kthyer PD në biznes personal dhe po mban Ramën në pushtet

July 6, 2026
Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

July 6, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In