• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse zhvillohen zgjedhjet sot: PS+PSD marrin 84-89 mandate parlamentare

by Eduard Zaloshnja
07/12/2023 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Edi Rama deklaroi pa ekuivok në një studio televizive, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme – ato do të mbahen, sipas tij, në kohën e parashikuar më 2025. Po çfarë do të ndodhte në qoftë se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot?

Meqë kam në kompjuterin tim të dhëna të hollësishme të rezultateve të 5200 qendrash votimi qysh nga viti 2001, si dhe rezultate të shumta sondazhesh që kam zhvilluar vetë e që kanë zhvilluar të tjerë, pata mundësinë të ndërtoj një model simulacioni statistikor, për të llogaritur me afërsi se sa mandate parlamentare do të merrte sot mazhoranca PS+PSD.

Sipas modelit tim të simulacionit statistikor, zgjedhje të zhvilluara sot, me kodin aktual elektoral dhe me konfiguracionin e sotëm të partive politike, do të prodhonin një parlament ku mazhoranca PS+PSD do të merrte nga 84 deri në 89 mandate. Ky rezultat do të përbënte një rritje të ndjeshme ndaj 77 mandateve që mori mazhoranca PS+PSD më 2021.

Rritja e numrit të mandateve të mazhorancës nuk vjen nga rritja e kuotave të saj në sondazhe (krahasuar me 2021-shin), por thjesht nga dobësimi dhe fragmentarizimi i opozitës. Sipas modelit tim statistikor, mazhoranca PS+PSD do të merrte sot rreth 800 mijë vota, pak a shumë sa ç’mori më 2021. Nga ana tjetër, opozita gjithsej do të merrte sot diçka më pak se 600 mijë vota – të cilat do të shpërndaheshin mes “Bashkimit për Fitore” të Foltores dhe PL-së, PD-së së Bashës, dhe partive të reja që kanë dalë së fundmi. Si rezultat i fragmentarizimit të 600 mijë votave opozitare, mandatet e prodhuara prej tyre mund të arrijnë deri në 56 në skenarin më optimist, dhe vetëm 51 në skenarin më pesimist.

Kuptohet që parametrat e modelit tim statistikor mund të ndryshojnë deri më 2025 – çekani SPAK s’dihet ku e sa do të godasë majtas e djathtas, partitë e reja mund të fuqizohen deri atëherë, përkrahja solide elektrorale e derisotme ndaj mazhorancës mund të dobësohet, kodi elektoral mund të ndryshohet, etj. Sidoqoftë, ngjitja e opozitës deri tek 71 mandatet duket një malore shumë e fortë statistikore…

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 8 Dhjetor 2023

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Hike o rrote e k…. te dhjefsha kto sondazhe,me ke i bene ti kto sondazhe me vdekurit,po kushe voton me per kta mafioz hajdute.IDIOT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In