• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse vettingu është i ndershëm, policia…” Flet Dritan Demiraj

by A R
19/09/2017 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Demiraj, ish-ministri teknik i Brendshëm që një javë më parë dorëzoi detyrën tek Fatmir Xhafaj, përshëndet nismën e ministrit të sapoemëruar, për të verifikuar me imtësi çdo punonjës të Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për 11 mijë punonjës, të strukturave të ndryshme të policisë, që në fillim të vitit 2018 do të kalojnë në testin e verifikimit.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Demiraj argumenton se:”… nëse kjo nismë do të realizohet në mënyrë të ndershme jam shumë i sigurtë se do ikin shumë puonjës policie nga të gjithë nivelet e drejtimit të Policisë së Shtetit, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal…”.

Ish-ministri teknik i emëruar nga Partia Demikratikë sqaron për “Shqiptarja.com” se nuk beson në asnjë moment se kjo nismë do të përndjekë dhe do largojë nga rradhët e policisë së Shtetit, policë që nuk dëshirohen nga pushteti.

Sipas tij, Policia e Shtetit pati një valë largimesh gjatë vitit 2013-2014 dhe kjo nismë e atëhershme, sot ka sjellë një faturë mjaft të madhe buxhetore. “…Dhjetra milionë dollarë investime në personal të financuara nga qeveria shqiptare dhe BE dhe SHBA-të…”-kanë shkuar dëm thotë për Shqiptarja.com ish-ministri Demiraj.

Zoti Demiraj, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj sapo ka marë detyrën ka firmosur një urdhër për ngritjen e në grupi pune që do të hartojë bazën ligjore me qëllim kalimin e çdo efektivi policie në proces Vettingu. Në opinionin tuaj çfarë do të thotë kjo nismë?

Në lidhje me urdhërin e z.Fatmit Xhafaj për urdhërin për ngritjen e një grupi pune që do të hartojë bazën ligjore me qëllim kalimin e çdo efektivi policie në proces “Vettingu”. Kjo është një nismë shumë e mirë e cila bëhet në një moment deçiziv dhe shumë të rëndësishme për sendin në kuadrin e luftës kundër kanabisit, drogave të forta dhe luftës kundër korrupsionit. Policia e Shtetit këtë vit ka qënë e angazhuar fuqimisht në luftën kundër kanabisit, por është shumë e rëndësishme që ajo të pastrojë radhët e saj nga personat të cilët lejuan kanabistizimin e pothuajse të gjithë Shqipërisë. Nëse kjo nismë do të realizohet në mënyrë të ndershme jam shumë i sigurtë se do ikin shumë puonjës policie nga të gjithë nivelet e drejtimit të Policisë së Shtetit, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

A ka vend për të shqetësuar se vettingu në polici do përdoret për të larguar nga rradhët e policisë efektivë që nuk dëshirohen nga pushteti aktual? Pra si të thuash do jetë një procedurë hakmarëse…

Unë nuk mendoj aspak se vettingu në polici do të përdoret për të larguar nga rradhët e policisë efektivë të cilët nuk dëshirohen nga pushteti aktual. Partia Socialise kur mori pushtetin në vjeshtën e vitit 2013 largoi nga puna qindra punonjës policie pa asnjë shkak apo arsye nga të gjithë nivelet e zinxhirit komandues të policisë duke krijuar një problem shumë të madh social dhe ligjor. Dhjetra milionë dollarë investime në personal të financuara nga qeveria shqiptare dhe BE dhe SHBA-të.

Gjatë kohës që ju shërbyet si ministër i Brendshëm teknik, cilat sektorë të policië e Shtetit kanë qënë sektorët e riskut që elementë kriminalë bashkëpunonin dhe korruptonin policët?

Gjatë kohës që sherbeva si MPB kam parë me sytë e mi dhjetëra punonjës të ndershëm policie shumë të mobilizuar dhe të ndershëm të cilët i kanë shërbyer dhe i shërbejnë me ndershmëri vendit, por në këtë korpus policie ka dhe struktura të cilat kanë qënë në bashkëpunim me kriminelë dhe grupe të fuqishme kriminale të cilat në bashkëpunim me ta lejuan këtë veprimtari, e cila i bëri një dëm imazhit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Çfarë ndikimi mund të sjellë vettingu për policinë, në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike dhe korrupsionit në polici?

Vettingu do të sjellë pastrimin një herë e mirë të rradhëve të policisë nga personat të cilat kanë qënë të lidhur dhe i shërbejnë njerëzve të pasur dhe që vahzdojnë të blejnë influencën politike në Shqipëri.

Ju qëndruat disa muaj në krye të ministrisë së Brendshme. Cila nga sektorët e këtij dikasteri dhe institucionet vartëse të saj, kishte problematikë në drejtim dhe menaxhim të punës hetimore,zbuluese dhe indetifikuese?

Gjatë kohës time në MPB padyshim vlerësoj punën shumë të mirë të shumicës së policisë të cilat janë gjithë kohës në krye të detyrës, por më duhet të them që policia shqiptare është shumë e politizuar, ka nevojë që të rrisë profesionalizmin dhe performancën. Qeveria Shqiptare duhet të bëjë shumë më tepër për policinë në drejtim të rritjes së pagave, përmirësimit të mjeteve dhe pajisjeve që kërkon realizimi i detyrës, mbështetjes morale dhe ligjore, kushteve të punës, dhe të pastrojë rradhët e saj nga disa drejtues që janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme./Shqiptarja.com/a.m.

 

Next Post
Pelas, e zjarrtë si gjithnjë

Pelas, e zjarrtë si gjithnjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In