• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nëse do të kishte barriera aksidenti në Velipojë do ishte shmangur”

by Java News
03/08/2016 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Dervishi, specialist i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit deklaron se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit në dy muaj qershor-korrik ka shtim të numrit të aksidenteve. I ftuar në News24, Dervishi nuk ka folur vetëm për shifra dhe statistika, por edhe për përgjegjësitë që duhet të marrin të gjitha institucionet, jo vetëm policia.

“Kemi një shtim të fluksit të mjeteve dhe trafikut, shtim të emigrantëve dhe turistëve. Kjo ka sjellë edhe ngjarje rrugore që në perceptim kanë qenë të frikshme, fatale, të dhunshme. Impakti që krijuan në komunitet, në media ishte shumë i lartë. Puna e policisë rrugore nuk ka qenë e pakët, ka qenë masive, e palodhur. Kemi shtim të forcave. Po të marrim në krahasim me 2016, në 2015 e njëjtja periudhë më pak aksidente. Numri i aksidenteve ka qenë disi në rritje, jo në shifra alarmante. Numri i masave administrative kanë pësuar një ulje. Duhen forca më të ashpra goditëse, jo vetëm këshillimore. Në 10 drejtues vetëm 1 mund të ndëshkohet”, tha Dervishi.

Ai shtoi se Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike ka hartuar një plan masash, ku edhe policia rrugore ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë.

“Në akset e zonave turistike, kemi shpërngulur efektivë policie nga zonat ku ka më pak ngjarje nga Lezha në Ksamil. Policia Rrugore nuk është e vetmja në këtë betejë dhe nuk duhet të jetë e vetmja. Po shohim që jemi të vetmit që po sulmohemi. Kodi rrugor e ka të shprehur qartë se cilët janë aktorët përgjegjës për uljen e aksidenteve. Duke nisur që nga Ministria e Arsimit deri tek entet rrugore”, tha ai.

Dervishi theksoi se përdorimi i celularëve një nga shkeljet thelbësore dhe më të rrezikshme. Ai evidentoi edhe problematikën e rrugëve.

“Rrjeti rrugor nuk është në lartësinë dhe cilësinë maksimale, në disa vende as normale. Kemi disa drejtues që vijnë nga jashtë ku respektojnë rregullat dhe gjithçka por kur vijnë këtu harrojnë që rruga nuk është në ato cilësi dhe sikur çlirohen nga zinxhirët. Rrugët këto janë, sinjalistika kjo është, policia rrugore ka një përgjegjësi të sajën për t’i konstatuar dhe adresuar problemet”, u shpreh eksperti i policisë rrugore.

Për sa i përket aksidentit me 4 jetë të humbura në Velipojë, Dervishi tha se nëse do të kishte barriera tek hidrovori, aksidenti nuk do kishte ndodhur.

“Aksi i fundit i Velipojës. Nuk thuhet gjëkundi që ka një hidrovor, që vjen një kthesë e rrezikshme. Nëse do kishte një barrierë mbrojtëse nuk do kishte ndodhur. Policia e Shtetit ka marrë masat dhe ka sistemuar tashmë, duke marrë inerte dhe goma dhe ka krijuar një barrierë, çka do të amortizojë çdo goditje të mundshme të ndonjë mjeti”, tha Dervishi.

Ai evidentoi rrugën kombëtare për në Fushë Krujë si një nga më të rrezikshmet.

Next Post

Fshqinji 22 vjeçar i hyn në banesë 31 vjeçares dhe e përdhunon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com