• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse SPAK shkrihet, PD nuk ekziston më

by Mero Baze
14/11/2025 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nesër lajmi i ditës do të jetë arsyeja përse Sali Berisha nuk e ka pranuar ftesën e SPAK. Pasi ka lexuar shkresën, ai ka vërejtur se prokurori i çështjes ka shkruar se Sali Ram Berisha ka lindur në Tiranë dhe jo ne Viçidol. Kjo është një pasaktësi më e rënd se ato lapsueset e shkre­s­ave të 21 Janarit për gjashtë gardistët që Berisha nuk i dorëzoi, se atyre u ishte shkruar emri gabim në shkresë. Nesër pritet të ketë një konferencë shtypi për këtë skandal, pasi sipas Berishës, ky lapsus është bërë qëllimisht për të justifikuar lapsusin e Ina Ramës më 21 Janar. Nëse ky lapsus konsiderohet legjitim pastaj këtë mund ta arrestojnë mes të tjerash se kundërshtoi ndalimin e gjashtë gardistëve duke e quajtur jolegjitim lapsusin.

Edhe pse duket humor i zi, në të vërtetë kjo është arsyeja e fundit që mund të dëgjoni nga ky kreshnik malesh, i cili gjithë javën bën dasëm pse Balluku është thirrur në SPAK, dhe në fillim të javës kur i vjen ftesa për vete fshihet në vrima.

Nuk kam parë ndonjë socialist që të thotë nuk e mora ftesën nga SPAK. Madje dhe me thirrje telefonike kanë shkuar në SPAK. Nuk u fsheh Balluku për të vajtur në SPAK. Në orën që e thirrën ishte aty. Nuk është fshehur asnjë socialist edhe pse përditë shkojnë ftesa për ta.

I vetmi që ka frikë të hapë letrën e SPAK dhe mobilizon gjithë trushpëlarët e PD të shpjegojnë pse ai nuk e ka marrë ftesën apo pse ajo që shkoi nuk ishte ftesë është vetëm Sali Berisha.

Dhe arsyeja është e qartë. Ai kërkon ta shtyjë problemin me drejtësinë nga thelbi tek procedurat. Ai kërkon që njerëzit të mos fokusohen se çfarë ka bërë ai më 21 Janar dhe pse nuk e ka hetuar prokuroria por çfarë po bën SPAK sot dhe pse po e heton tani.

Ai thjesht do arsye ta marrin dy policë e ta shoqërojnë në SPAK dhe më pas do demonstrojë që ta dënojnë së paku me arrest shtëpie që të shpëtojë nga paralajmërimet revolucionare që ka bërë dhe të justifikojë kthimin e PD në varrezë.

Tani e vetmja shpresë që PD duket se ka në horizont, janë ftesat e pafundme për zyrtarët socialistë që janë nën hetim nga SPAK. Pas çdo ftesë në PD ndizen fishekzjarrë dhe anatemohen të thirrurit si “hajdut” që do t’ua shtyp kokën drejtësia.

Vetëm në këtë rast kur ftesa shkon për liderin e tyre, ata bëhen grusht bashkuar dhe shpjegojnë se postieri ka shkuar në kat të parë, po aty nuk ia ka hapur derën pastruesja se i ka thënë kam harruar çelësin në kat të tretë dhe nuk punon ashensori dhe pastaj kur ka shkuar për herë të dytë, ka trokitur në derë dhe Liria e ka parë nga syri magjik që është i SPAK dhe nuk ia ka hapur derën. Ndërkohë tek partia roja ka shpjeguar se dy policë kishin tentuar t’i hidhnin një zarf por ai me shpejtësi ua kishte hedhur përsëri mbrapsht në makinë, kurse tek zyra e Gaz Bardhit, vigjilenca ka qenë më e lartë. Sapo dikush ka thënë që kam një postë nga SPAK, ai ka mbyllur derën dhe ka thënë ma ka marrë çelësin Doktori s’dal dot pa atë.

Ky qesharakizim i një partie të tërë që është mobilizuar dhe trajnuar se si të mos marrin ftesën e Sali Berishës për në SPAK, dhe pastaj gjithë ditën gëzojnë me ftesat e SPAK për kundërshtarët e tyre, e bën PD një parti që mbahet gjallë vetëm prej SPAK, pasi po të mos ishte SPAK sot ata nuk do kishin as pse të gëzoheshin, për shkak të arrestimit të socialistëve, as nuk do kishin ndonjë arsye të tregonin besnikërinë ndaj Berishës duke demonstruar se nuk marrin në dorëzim ftesa ndaj tij.

Ndaj vërtet mund të vonojë shkuarja e Berishës në SPAK, vërtet mund të dështojë dorëzimi i ftesës së SPAK, vërtet mund të mos kenë akoma shpresë se do fitojnë ndonjëherë në zgjedhje, por ama Shpresa që SPAK do ekzistojë është e vetmja arsye përse do të ekzistojë dhe PD. Nëse SPAK shkrihet PD nuk egziston më. Dhe akoma më keq besnikët e Berishës. Ata nuk kanë nga se ta mbrojnë pastaj udhëheqësin e tyre.

Next Post
Llogaritë/ Vendi i parë duket i pamundur, Italia duhet të fitojë 9-0 ndaj Norvegjisë

Llogaritë/ Vendi i parë duket i pamundur, Italia duhet të fitojë 9-0 ndaj Norvegjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In