• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse s’keni firmat ç’do ndodhë? Berisha: Pretendim i mjeranëve. Bardhi t’i verifikojë, zero vendimmarrje. Anëtarësia e PD përcakton gjithçka

by Java News
11/11/2021 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dorëzimit të 4200 firmave në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kur Kuvendi thirret nga anëtarësia, dhe ajo përcakton gjithçka dhe jo përfaqësia e partisë.

Duke folur në emisionin “Opinion”, ish-kryeministri tha se Bardhi apo çdo anëtar i PD-së mund të shkojë dhe të verifikojë formularët, por nuk ka të drejtën e vendimarrjes.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Z Bardhi thotë që keni bërë truk për të shmangur verifikimin nga partia. Keni apo jo 4200 firma?

Berisha: Përshëndes përzemërsisht delegatët e Kuvendit që kanë firmosur. Panelit të nderuar dua ti kujtoj një ligj universal, kur nuk e mbledh përfaqësia Asambleja mblidhet nga anëtarësia dhe ajo përcakton gjithçka. Ka një statut që përcakton kush mbledh Kuvendin. Kur e mbledh anëtarësia, përfaqësia është thjesht anëtarësi. Del vetëm një problem, verifikimi. Cilido, nga stafi i Klan, dhe çdo njeri tjetër ka të drejtën të verifikojë formularët.

Fevziu: Pse jo Basha apo Bardhi?

Berisha: Të shkojë dhe të verifikojë z. Bardhi çfarë të dojë, transparencë po, vendimmarrje jo. Vendimarrja është e atyre burrave dhe grave që kanë vendosur. Transparencë e plotë, vendimarrje zero. E kanë ato në dorë,

Fevziu: Ju jeni të bindur që Kuvendi do mblidhet?

Berisha: Do mblidhet me transparencë të plotë. Këtyre zotërinjve që kanë firmosur grupi i tyre do ti pajisë me mandate.

Fevziu: Kush do ti pajisë?

Berisha: Kur flet anëtarësia, përfaqësia është vetëm anëtarësi.

Fevziu: A mund të rrezikojë PD të degdiset në një betejë ligjore?

Berisha: Pluralizmi përcaktohet me votë. Pakica ka vetëm një të drejtë, të marrë pjesë në Kuvend, të bëjë propozime, të verifikojë çdo mandate. Por të harrojë kush që kur flet anëtarësia merr pushtet përfaqësia.

Fevziu: Nëse Kryesia e çon në gjykatë vendimin?

Berisha: Nuk ka asnjë tagër. Kur flet Kuvendi askush tjetër nuk mund…

Fevziu: Cili është objekti i Kuvendit?

Berisha: Nëse lexon formularin, ai ka objektin pse mblidhet Kuvendi. Do transkriptohet në ndryshime statutore.

Fevziu: Nëse nuk i keni firmat çfarë do ndodhë?

Berisha: Është pretendim i mjeranëve brenda mureve. Janë 4200 dhe 600 të tjera në përpunim e sipër.

Rakipi: A ka një mënyrë të bëni transparente 1800 anëtarë?

Berisha: Nuk do ketë asnjë shmangie nga transparenca. E vetmja gjë që do ketë, të ruajmë numrat e kartave të identitetit.

g.kosovari

Next Post
Shpërndanin drogën me rul, policia çmonton grupin kriminal në Spanjë. Në pranga edhe një shqiptar

Shpërndanin drogën me rul, policia çmonton grupin kriminal në Spanjë. Në pranga edhe një shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com