• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse shihni ëndrra me seks, ky është kuptimi i tyre…

by A R
13/08/2017 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Je zgjuar ndonjëherë konfuze për ëndrrën seksuale që ke parë gjatë natës?

Para se të dalësh në përfundime, të tipit ishte një shenjë që duhet të divorcohesh ose që i dashuri po flirton me një tjetër, duhet të dish: ëndrrat seksuale nuk kanë të bëjnë fare me seksin.

Ja çfarë nënkuptojnë ato me të vërtetë:

Kur tradhton bashkëshortin

Një ëndërr si kjo, shpesh, shpreh një mungesë të fshehur besimi, por jo në martesën tënde.

“Ajo do të thotë që ëndërruesja po humb besimin te potenciali i saj tërheqës dhe po pëson diçka në jetë që po e bën më pak të sigurt te vetja”, thotë Ian Wallace, psikolog, ekspert ëndrrash.

Mund të jetë një dështim në punë, ose një e njohur, një supermama në super formë, që po të vë në diskutim gjithçka. Wallace thotë që është një shenjë që ti po kërkon më shumë aprovim nga ata që të rrethojnë.

Të bësh seks gej, kur je hetero

“Ke filluar të ndihesh shumë mirë me trupin tënd dhe je bërë tolerante për ato që beson, moralin dhe vlerat e tua, si njeri.”

Por jo vetëm kaq. Wallace thotë që ky mund të jetë një reflektim i anës tënde eksploruese, që kërkon të zbulosh më shumë si mama, bashkëshorte dhe punonjëse.

Seks me një njeri pa fytyrë

“Fytyra simbolizon identitetin, kështu që nëse personi përballë nuk ka fytyrë, kjo nënkupton që ti ndihesh vazhdimisht e sfiduar nga diçka në jetë që nuk ke arritur ta zbulosh ende, thotë Wallace.

Me fjalë të tjera, është një thirrje për ta parë nga afër diçka që të mundon, por e anashkalon, që të mund ta rregullosh.

Seks me shokun më të ngushtë

Wallace thotë që fantazi si këto ikin e vijnë, kur shoku yt ka një tipar personaliteti që ti e admiron te ai. E sheh? Nuk ka probleme. Sigurisht derisa mes jush nuk po ndodh ndonjë ndryshim ndjenjash.

Kalon një orgazëm të vërtetë

Nëse ekziston ndjesia që po kalon në orgazëm, mund edhe të jetë sepse ti, sipas studimeve, je afër përjetimit të saj fizikisht. Nuk u ndodh vetëm meshkujve.

Ekspertët thonë që edhe grave iu ndodhin ndryshime trupore gjatë fazës REM, rritje e lubrifikimit vaginal, zmadhim i klitorit, që mund të çojnë në eksitim. Dhe nëse ëndrra seksuale përkon me atë kohë, ti e ndjen kënaqësinë.

Seks me një bashkëpunëtor që nuk e duron dot

Ti je shumë xheloze për talentin ose aftësitë e këtij personi dhe nuk ndihesh mirë që ai po shkëlqen, ndërsa ti jo, sipas Wallace.

Seks me…

Bradley Cooper ose Beckham. Ose Leon e dikurshëm. Përveç mundësisë që mund të jesh duke ëndërruar dëshirën që ke pasur gjithë jetën për të bërë seks me një person të famshëm, Wallace thotë që këto ëndrra janë sinjal që ti, ashtu si shumë persona të famshëm, je shumë e zonja në një fushë të caktuar të jetës dhe ke mundësinë të fitosh edhe më shumë pushtet nga kjo. /b.d

Next Post
Shira të rrëmbyeshëm në Himalaje, të paktën 40 të vdekur

Shira të rrëmbyeshëm në Himalaje, të paktën 40 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com