• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Nëse SHBA-të sulmojnë, Koreja e Veriut mbijeton vetëm tre javë

by Java News
21/10/2017 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Koreja e Jugut është djalli dhe ne do ta mundim; SHBA-të janë djalli dhe ne do t’i mundim; Japonia është djalli dhe ne do ta mundim”, janë fjalët e përsëritura si një filozofi nga Ri Chun Hee, folësja e televizionit qendror të Koresë së Veriut dhe që dëgjohen shpesh nga veshët e koreanoveriorëve.

Si robotë përthithen dhe përsëriten me një falsitet mahnitës. Këto të ashtuquajtura të vërteta absolute, të cituara nga Chun Hee me zë marshi, e veshur me një kostum me ngjyra piktoreske, me yllin komunist dhe me një krehje tipike për fytyrën e saj simetrike, është i vetmi burim nga e cila marrin ata informacion.Për diktaturën e Kim Jong-unitm, interneti është një mëkat i perëndimit. Chun Hee s’do të mundet të shqiptojë të vërtetën e regjimit të Koresë së Veriut, vendit më të izoluar të Tokës dhe aq më pak nëse do të fillonte një luftë e përshkallëzuar.

Ky vend ka një popullsi prej 25 milionë banorësh, por vetëm 5,000 prej tyre gëzojnë kënaqësitë e një elite qeverisëse mes të cilëve burokratë dhe gjeneralë. Kjo kastë partiake, ushtarake dhe ekonomike, e di mjaft mirë se popullsia nuk do t’i mbijetojë një lufte konvencionale dhe aq më pak një konflikti bërthamor. Pjesa tjetër e qytetarëve, të shpërndarë mes kryeqytetit Phenian dhe fshatrave, vuan pasojat e një regjimi diktatorial mbytës për shkak të një obsesioni të udhëheqësit, atë të zhvillimit raketor me kapacitete bërthamore. Shembujt e pasojave janë të qarta dhe dramatike.

Zhvillimi bërthamor në vend ka bërë që fëmijët koreanoveriorë të vuajnë nga çrregullime dhe kequshqyerje. Përafërsisht, një fëmijë pesëvjeçar është në gjatësi nëntë centimetra më i shkurtër se i njëjti moshatar në jug.Zhvillimi fizik dhe mendor lidhet direkt me vështirësitë e ushqyerjes dhe me pamundësinë e qasjes për një varietet të gjerë të përbërësve, krahasuar me popullsinë më pak të zhvilluar të paralelit 38. Përpos këtyre deficiteve ushqimore, fëmijët do të jenë viktimat e parë të konfliktit të armatosur.

Fëmijët, nga 0-14 vjeç, zënë 20 për qind të popullsisë koreanoveriore, pra janë më shumë se 5,000,000 fëmijë që nuk do të kenë mundësi të strehohen në bunker apo vendstrehime dhe do të jenë shënjestrat e para.Bunkerët janë të rezervuar për të privilegjuarit që ua mbushin mendjen njerëzve se mund të fitojnë kundër djajve, në një luftë bërthamore. Nëse do të vendoset një përshkallëzim luftarak dhe të konkretizohetm Pheniani do të kthehej në hi. Këtë herë do të duhej vetëm 15 minuta shkatërrim, sipas llogaritjeve nga specialistët ushtarakë, jo si herën e fundit.

Nuk është përgjegjësi e vetme e diktatorit ajo çka ndodh aty, por edhe e mijëra koreanoveriorëve të shpërndarë në planet që nuk e ngrenë zërin kundër një regjimi të vjetruar që beson se do të dalë fitimtar në luftën kundër SHBA-së. Këta janë ambasadorët e mashtrimit.Ashtu si gjermanët u mashtruan gjatë dy luftërave botërore, argjentinasit gjatë konfliktit të armatosur për ishujt e Atlantikut të Jugut, kamboxhianët gjatë regjimit të kmerëve të kuq dhe kubanët akoma edhe sot, është detyrë e këtyre koreanoveriorëve në ekzil t’u thonë të vërtetën vëllezërve të tyre.

Nëse SHBA-të do të sulmojë, Koreja e Veriut nuk do të mbijetojë. Koha e shkurtër e shkatërrimit vjen edhe nga diferencat në teknologji dhe ato ushtarake, rezervat me municione, ushqime dhe lëndë plasëse do të zgjasin vetëm tre javë nëse do të fillonte lufta. Këto llogari janë bërë për BBC nga akademiku Bruce Bechtol i Pentagonit dhe profesori i Universitetit të Teksasit, Angelo State.

Nëse konflikti do të zgjastem viktimat mund të numërohen në milionë, produkt i një urie të pashmangshme. Kjo do të ndodhë nëse ajo kastë prej 5000 njerëzish do të vazhdojë të urdhërojë Ri Chun Hee-në t’ua komunikojë atë të vërtetë të triunfit kundër djallit, përgatiti ”bota.al”. (b.an)

Next Post
Obama e Bush kritikojnë me takt politikat aktuale amerikane

Obama e Bush kritikojnë me takt politikat aktuale amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

12 orë fitimtarë

September 27, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com