• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Nëse nuk kam të drejtë t’i them ‘jo luftës’, atëherë kush ka’? Rrëfimi i ushtarit rus për luftën në Ukrainë: Populli është i frikësuar

by Java News
10/09/2022 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund, një ushtar i guximshëm rus ka treguar gjithçka për luftën kundër Ukrainës. Bëhet fjalë për Pavel Filatyev, një parashutist 33-vjeçar. Filatyev e ka cilësuar luftën si një akt agresioni rus, duke thënë se shumica e ushtarëve rusë janë të uritur, të demoralizuar dhe kritikon gjeneralët dhe oficerët rusë.

Deklarata e tij tingëllon e vërtetë, qoftë edhe faktin sepse është e njejtë me atë të politikëbërësve, gazetarëve, analistëve dhe gjeneralëve ukrainas dhe perëndimorë. Filatyev fillon duke përshkruar “dy muajt e parë të urisë dhe ndjenjës së të qenit pranë vdekjes.

“Gjysma e ushtarëve visheshin dhe mbanin uniformat ukrainase sepse ishin të cilësisë më të mirë, ndërsa tanët ishin të konsumuar pasi vendi ynë i madh nuk ishte në gjendje të vishte, pajiste dhe ushqente ushtrinë e vet.”

Ai nuk kurseu kritikat ndaj institucioneve ushtarake ruse.  Filatiev hedh poshtë justifikimet e regjimit për luftën. Nuk mund të jenë aspiratat e Ukrainës për anëtarësimin në NATO sepse Rusia nuk bën luftë me fqinjët e tjerë të NATO-s. Nuk mund të jetë që Ukraina do të kishte sulmuar nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar, thotë ai, pasi “si mund të na sulmojë një vend që ka vështirësi të mbrohet.”

Nuk mund të jetë që ukrainasit janë nazistë që shtypin rusët, pasi ai nuk ka dëgjuar për një rast të vetëm të rusëve të persekutuar për gjuhën ose kulturën e tyre në Ukrainë.

Më në fund, as republikat e vetëquajtura në Donetsk dhe Luhansk nuk mund të kenë nevojë për mbrojtjen ruse nga nazistët e supozuar ukrainas, të vendosur për shkatërrimin e tyre.

“A nuk kemi territor të mjaftueshëm?” tha ai.

“Kam luftuar në Ukrainë dhe nëse nuk kam të drejtë t’i them ‘jo luftës’, atëherë kush ka të drejtë ta fillojë atë?

Unë nuk mund ta kthej ushtrinë tonë në shtëpi, por mund të tregoj përvojën time dhe mendimet e mia për pjesëmarrjen në këtë luftë dhe t’u bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi që të merren me vendin e tyre, i cili ka kaq shumë probleme.

Populli ka frikë dhe nuk dëshiron të shprehë qëndrimin e tij dhe të ndikojë në politikë. Është një rreth vicioz. Ne jemi të gjithë fajtorë, por është e nevojshme të arrijmë disa përfundime dhe të fillojmë të korrigjojmë gabimet tona.”

Filatyev pastaj merr një ton pothuajse patetik: “Ku është shpirti rus? Ku është fisnikëria jonë?

Nuk mund ta besoj se jemi bërë sërish bujkrobër të skllavëruar. Në fund të fundit, paraardhësit tanë derdhën aq shumë gjakun e tyre për liri. Ndoshta asgjë nuk do t’i ndryshojë gjërat, por unë nuk do të marr pjesë në këtë çmenduri.”

Në një intervistë me një faqe të opozitës ruse, Filatyev thekson gënjeshtrat mbi të cilat bazohet lufta e Vladimir Putin.

“Nuk i shoh në llogore fëmijët e Skabeyeva, Solovyov , Kiselev , Rogozin , Lavrov dhe Medvedev,  tre të parët janë propagandistë rusë, tre të fundit janë politikëbërës kryesorë, ndërkohë që dëgjoj vazhdimisht thirrjet e tyre për luftë.

Për fat të mirë, ushtarët duket se e kuptojnë gënjeshtrën dhe hipokrizinë e regjimit dhe zëdhënësve të tij, thotë ai.

“Ushtria ruse nuk dëshiron të luftojë. Jo sepse ka frikë, por sepse e kupton që qeveria e ka futur në një luftë fatale. Është një luftë problematike, në të cilën nuk ka asnjë të vërtetë. Shumica e ushtarëve rusë nuk mendojnë se e vërteta është në anën e tyre.”

Filatyev pastaj kthehet në apokaliptik: “Për shumë do të jetë e vështirë të njohin të vërtetën dhe faktin që ne nuk çliruam asnjë por thjesht shkatërruam qytete dhe vramë shumë njerëz.

Por kur ta kuptojnë këtë, atëherë do të ndodhë një kolaps.”/ Nga Alexander J.Motyl, The Hill/ Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

g.kosovari

Next Post
“Erdhi i dehur dhe më qëlloi djalin”/ Detajet nga vrasja makabre e shqiptarit në Greqi, rrëfehet biznesmeni: I kisha 75 mijë euro borxh

Njëri e vrau, tjetri fshehu trupin e pajetë/ Dalin para Gjykatës dy vrasësit e biznesmenit shqiptar në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com