Top Channel disponon dosjen në ngarkim të Svetlana Timofeeva, Fedir Alpatov dhe Mikhail Zorin, dy rusëve dhe ukrainasi, të akuzuar si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete ruse që veprojnë jashtë territorit të Republikës Federale Ruse, kapur në ish fabrikën e armëve në Gramsh.
Në dëshminë e tij, studenti i Kimisë, Mikhail Zorin ka deklaruar se ka punuar në një qendër kërkimore më Moskë. Në mars 2021, ai ka marrë nje telefonatë në celularin e tij, nga një numër telefoni Rus dhe pasi e ka hapur, ishte një grua e cila i’u prezantua si punonjëse e sekretariatit të FSB.
Ajo i kërkoi nëse mundej që të shkonte brenda disa ditëve në ndërtesën kryesore FSB në Moskë. Kjo ndërtesë ndodhet në sheshin Lubianka në Moskë. Ai shkoi atje, u paraqit tek recepsioni, paraqiti pasaportën dhe i tha se ka një takim.
Atje, roje të forcës Rosgvardia e kanë çuar në një zyrë. Atje ka përdorur një ashensor dhe me aq sa mban mend kanë qenë në katin e pestë. Tek zyra mban mend që ishte një pllakë informuese ku ishte emri i personit dhe konkretisht: VLADIMIR GENNADIEVICH (emri i babait) PETROV (mbiemri).
Gjithashtu ai e dinte pjesëmarrjen e tij në protestën e Janarit dhe nëse nuk donte më telashe si arrestime etj, ai i propozoi që të punonte për FSB dhe konkretisht ai i ka thënë: “Nëse nuk kërkon telashe, në mund të krijojmë shumë telashe për ty për punën tënde apo kur udhëton jashtë shtetit, kështu që do jetë më mirë nëse punon për ne.”. Atje ai i tregoi deklaruesit disa fotografi të tijat dhe i ka thënë: “Që në e dime se je ti ai që bën këto fotografi”, prandaj deklaruesi duhet të bashkëpunonte duke firmosur disa letra. Letra që ka firmosur ishte vetëm një dhe aty shkruhej se Mikhail Zorin nuk ishte punonjës i FSB, por do të punonte me ta dhe do t’i informonte në vazhdimësi. Gjithashtu ata do t’i kërkonin atj në kohë të ndryshme që të bënte punë për ta. Pra shkruhej vetem që Mikhail Zorin do të bashkëpunonte. Pas firmosjes, ata i kanë thënë që do ta kontaktojnë nëpërmjet aplikacionit Telegram, ndaj duhet ta kontrollonte shpesh Telegramin. Mikhail Zorin Telegramin e ka të hapur me numrin e tij të telefonit. Deklaruesi sqaron se, ky komunikimi funksion në këtë mënyrë: Mikhail Zorin ka Telegramin dhe ata mund t’i dërgojnë mesazhe me numër të fshehur, pra nuk duket numri dhe ai i lexon vetëm mesazhin të cilit mund t’i përgjigjet. Pasi ata e fshijnë bisedën, Mikhail Zorin nuk mund t’i kontaktojë, përsëri ata sepse nuk e ka numrin.
Mikhail Zorin vijon me deklarimin duke sqaruar se, në Maj 2021, ai vendos ta lëri punën në qëndrën e kërkimeve dhe të shkonte në Pragë, Republikën Çeke me qëllim kryerjen e studimeve. Ai fillimisht ka aplikuar online në faqen GoStudy dhe më pas ai ka marrë një mesazh në Telegram nga FSB, duke i thënë: “Jemi nga VLADIMIR GENNADIEVICH, në e dime që ju keni aplikuar për studime në Republikën Çeke dhe në do kishim dëshirë të bënim një pyetje për të bërë dicka për ne”.
Mikhail Zorin i është përgjigjur, duke i pyetur se çfarë punë do të bëjë. Ku përgjigja e FSB ishte që nqs do të kalonte kufirin apo të fluturonte drejt Republikës Çeke, ai duhet të konfirmonte që do kryente një detyrë për FSB. Mikhail Zorin ju përgjigj “Ok” dhe mori detyrën në vijim të mesazheve, e cila ishte që të bënte një përmbledhje me fotografi të objekteve ushtarake në gjendjen aktuale. Për të kryer këtë detyrë kishte kohë 3 muaj, pas mbërritjes në Pragë. Pas tre muajsh ata do ta kontaktojnë deklaruesin që t’i dërgoji fotot e arkivuara/zippuara (të ngjeshura) përmes Telegramit. Deklaruesi preu biletën dhe ka udhëtuar drejt Pragës me 22 Tetor 2021 me kompaninë Czech Airlines nga Moska në Pragë. Biletën e preu vetë dhe prindërit i dhanë lekë në dorë që t’i kishte për jetesën. Pasi mbërriti në Pragë, ai filloi të mësoje gjuhën Çeke, në shkollën GoStudy, e cila ndodhej në lagjen 5 (Praga 5) në qytetin e Pragës, në rrugën Vltavska. Adresën kryesore kjo shkollë e ka në lagjen Praga 1, ndërsa Mikhail Zorin studioi në Praga 5. Në fillim ai jetonte në një apartament me qera, të cilin e ndante me studentë të ndryshëm. Ishin 7 persona në një apartament me 4 dhoma. ai qëndroi vetëm 2 ose 3 javë atje, për shkak të kovidit dhe më pas ka kërkuar dhe gjetur një apartament ku filloi të banojë. Apartamenti ka qënë në zonën Praga 2 dhe ai paguante 10.000 koruna çeke në muaj, afërsisht rreth 400 euro. Gjithashtu ai atje gjeti një punë, e cila kishte të bëntë me përgatitjen e skenave për koncerte, si ndërtimi i skenës, lidhjet elektrike të dritave si dhe ngarkim-shkarkim. Emri i kompanisë quhet ‘Shameless.CZ”. Ai filloji të frekuentonte shkollën rregullisht dhe në fundjavë në verë punonte tek kompania. Deklaruesi sqaron se nuk kreu dot mision, pasi nuk donte të bënte diçka të tillë, pasi isha tashmë në Pragë dhe ata nuk mund të arrinin tek unë. Pas disa kohësh ata e kontaktuan, rreth datës 20 dhjetor 2021 duke i shkruar: “Ç’kemi, a e mbarove detyren?”. Deklaruesi nuk i ka kthyer përgjigje dhe rreth datës 25 Dhjetor, ai mori një mesazh tjetër, që shkruhej: “Mospërgjigja do të të shkaktojë pasoja”. Por në fakt, deklaruesi nuk kishte ndonjë pasojë, deri në fillimin e luftës. Në mesin e muajit Mars, që përkonte një muaj pas fillimit të luftës me Ukrainën, ata e kontaktuan atë nëpërmjet Telegramit, duke i’u prezantuar që janë nga VLADIMIR GENNADIEVICH, duke i thënë që të rishikonte bashkëpunimin e tij me ta. I kanë thënë që e dinë ku punon babai dhe nëna (babai jurist që merret me transaksione pronash, mamaja në logjistikë). Për shkak të luftës Mikhail Zorin mendoi se Rusia nuk kishte më frena, mund t’i bënin çdo gjë atij dhe familjes së tij, në këto kushte ai u detyrua të pranonte. I kanë thënë që detyra këtë radhë do të ishte të bënte një përmbledhje të objekteve ushtarake dhe strategjikë, në gjendjen aktuale, në një vend në Ballkan dhe që vendin mund ta zgjidhte ai.
Mikhail Zorin vijon me deklarimin se, e kontaktuan përsëri në Qershor dhe i thanë që detyra ishte akoma në fuqi. Ai pranova. I kanë thënë që mund ta organizonte si të donte. Deklaruesi zgjodhi Shqipërinë, për shkak të historisë së shekullit XX dhe zgjodhi të vijë me biçikletë meqë do të ishte opsioni më i lirë. Në fillim nxorri një njoftim në Instagram (llogaria e tij: osmium_tetroxide) që do të shkonte nga Spliti në Athinë me biçikletë. Asnjë nuk iu bashkua thirrjes së tij, prandaj udhëtoi me tren nga Praga deri në Split vetëm. Nga Split shkoi me biçikletë. Në tren, Mikhail Zorin ka qënë me bicikleten e tij dhe nga Spliti ka udhëtuar me bicikletë drejt Shqipërisë.
Kufirin për në Shqipëri e ka kaluar në 30 Korrik 2022 me bicikletë, ka qëndruar një natë në Shkodër në kampingun River Camping, buzë lumit në lagjen Baçallëk, prapa Avullia Oil dhe më pas është drejtuar për në Tiranë. Gjatë rrugës i’u shpuan të dyja rrota e biçikletës, prandaj mori një taksi për në Tiranë. Taksia kushtoi 7,000 lekë, që i pagoi me lekë në dorë. Kisha lekë shqiptare, sepse i kishte këmbyer në Shkodër. Të gjitha paratë ishin të tijat, FSB nuk e sponosorizonte fare. Ai sqaron se, nëse do ta kishin sponsorizuar, do kishte marrë një makinë. Në Tiranë ka qëndruar tri netë në një dhomë në një apartament të vogël të cilin e ka marrë në AirBnb dhe e ka paguar me kartë krediti shumën prej 400 koruna çeke, rreth 16 euro në natë. Në dhomë ka qëndruar vetëm. Në Tiranë ka parë disa muzeume, BunkART 1 dhe 2, ka bërë xhiro me biçikletë duke vizituar bare, restorante, kalanë dhe qytetin në përgjithësi. Në Tiranë riparoi edhe bicikletën, që ditën e parë. Pas tri netëve në apartamentet në Tiranë Mikhail Zorin qëndroi në një kamping po në Tiranë, kamping “Dajti”, për dy net. Gjatë këtyre ditëve pranë liqenit të Bovillës, pasi e ka parë në hartë dhe mendoi ta shikojë, pasi kisha lexuar se kishte një pikë vrojtimi. Në Bovillë ka qënë i vetëm. Pas kësaj shkoi me biçikletë në Elbasan, Pogradec, Maliq, Korçë dhe më pas u kthye në Moglicë.
Zgjodhi një rrugë përmes malesh për në Çorovodë, sepse ishte rruga më e shkurtër. Pas kësaj shkoi në Berat ku qëndroi në një hostel dhe pastaj në Vlorë. Në Vlorë ndenji një natë, në kamping “Eco Camping”, që është rreth 2 kilometra në veri të Vlorës. Pas Vlorës shkoi në Sarandë, nga Llogaraja. Një natë ka qëndruar në Gjipe. Gjatë rrugës për në Sarandë fjeti vetëm, në tendën e tij që e kishte me vete. Në Sarandë mori autobuzin për në Durrës, ku do të takonte Fedorin dhe Svetllanën. Gjatë kohës që ishte në Shqipëri kontaktoi me Fedorin dhe Svetllanën të cilët kishin shprehur dëshirën që t’i bashkoheshin në Shqipëri. Fedori ka ardhur nga Italia me traget në 18 Gusht dhe Svetllana në 17 Gusht me avion nga Tbilisi, Gjeorgji./tch