• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse njëra nga vajzat merr 200 euro, aq…”/ Rrëfimi i 2 eskortave që shesin trupin për para: Njëra s’pati rrugë tjetër, tjetra s’dëshironte rrugë tjetër

by Java News
09/03/2022 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Skllavëria akoma ekziston, por i bëhet vetëm grave dhe quhet prostitucion”, – thoshte Viktor Hygo, një dashamirës i tyre, referuar punonjësve të seksit. Tani, sigurisht vazhdon të ekzistojë, por njëherë quhet prostitucion, një herë si punë seksi. Tek tuk quhet eskortë ose thjesht stil jetese.

Në Shqipëri, koncepti i gjerë i prostitucionit është ai i ambienteve të përshtatura për ta zhvilluar atë ose rruga. Eskorta përfshin hotele luksi dhe udhëtime jashtë vendit, për një shumë të lartë. Por sidoqoftë procesi dhe qëllimi është i njëjtë: marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Këtë 8 mars, L.B do të festojë ditën e gruas në një mbrëmje me shoqet e saj. Ajo nuk punon, nuk ka fëmijë dhe jeton vetëm me partnerin e saj nga Rusia. Ky është 8 marsi i tretë ‘i papunë’ për të. Vitet e tjera ajo punonte, në Itali. Kënaqësi në këmbim të parave.

L.B, tashmë 47- vjeçe nga qyteti i Lushnjës, tregon për Gazetasi.al se u detyrua të hynte në prostitucion pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, 24 vite më parë. Një vajzë e re që familja nuk e mbështeste për ndarjen e saj dhe i’u drejtua rrugës, aty ku paratë vinin më shpejt.

“Pak kohë pasi u ndava u nisa për në Itali, me ndihmën e disa shokëve nga Durrësi. Për javë me radhë qëndrova në një shtëpi me tre dhoma në Brescia. Aty banonim 7 vetë, burra dhe gra me kombësi të ndryshme në kushte të papërshtatshme për të jetuar. Merrnim ushqime falas.”

Ndërkohë, L.B i ishte ofruar tashmë puna si punonjëse e seksit deri ditën që ajo u largua nga banesa dhe pranoi ofertën nga një shqiptar, pjesë e një rrjeti të madh prostitucioni në Itali. 47- vjeçarja tregon se puna e saj nuk ishte trafik, as shfrytëzim nga të ashtuquajturit tutorë, ajo e zgjodhi atë si një punë me përfitime të shpejta.

“Për pak kohë unë i ndaja fitimet me personin që gjente klientët, por më vonë krijova vetë një grup, do e quaja, me gra të tjera, njëra nga Shqipëria. Rrjeti që ne kishim krijuar na ndihmonte për të shtuar klientelën.”

Ky moment ishte ai që e reja, atëherë, 26-vjeç, nisi të shijonte rezultatin e një pune tabu dhe të paligjshme. Ajo i përdori paratë e fituara dhe si mënyrë për t’u afruar përsëri me familjarët e saj me të cilët kishte vite që nuk komunikonte. Ata ishin në nevojë dhe kishin nevojë për paratë e të bijës, ndërsa ajo kishte nevojë për pranimin e familjarëve të saj. L.B thotë se ndryshe nga si e priste, familja e saj nuk e gjykoi atë për punën që ajo kishte zgjedhur, por u bënë mbështetës, për sa kohë që nuk ishte e ditur.

Tashmë, në fshatin e saj në Lushnjë, prindërit e saj bashkë më të vëllain jetojnë në një shtëpi të sapo rindërtuar, me kushte shumë të mira jetese dhe me kujdes shëndetësor, gjëra që i mungonin më parë dhe u mundësuan nga vajza që kishte shitur trupin për ato para.

“Kam 5 vite që kam dalë nga tregu”, –thotë ajo duke qeshur-“unë kisha kursyer, kisha në krah dhe një partner që më mbështeste. Të 40-tat nuk janë të lehta dhe mendova të largohem nga kjo punë”.

Në kontrast, A. tregon historinë e saj për Gazetasi.al se si ajo u bë një punonjëse seksi, një emërtim që ajo nuk e pranon. A. tani 25 vjeç, tregon se ka nisur të marrë para në këmbim të seksit pasi mbushi 19- vjeç, pak kohë pasi ajo kishte tentuar të hynte në botën e modelingut. Aty nisi gjithçka.

“Unë isha në një lidhje me një djalë nga një familje e njohur e Tiranës, me status të lartë social, por edhe vetë familje ime më kishte përkëdhelur gjatë gjithë kohës me të mira materiale. Krijova një stil jetese të kushtueshëm. Sa herë ndihesha keq emocionalisht, ish-i dashuri im më dërgonte në një ishull që të relaksohesha”,-tregon A. nga qyteti i Vlorës.

Më tej, ajo shpjegon se njohja me burra të të gjitha moshave dhe të gjitha fushave i solli asaj përballjen me oferta të një pas njëshme për vetëm një natë me të. Shifra të larta për një natë apo më shumë.

“Nuk më ishte dukur asnjëherë gjë turpi, sepse fundja un paguhesha me shuma të mëdha për një natë. Merrja pushime falas dhe së fundmi një makinë. Unë nuk kam dalë ndonjëherë në rrugë. Ka qenë gjithmonë tërheqje e dyanshme dhe e fituara isha unë”.

25- vjeçarja, thotë se ajo nuk ka punuar asnjë ditë të jetës së saj dhe ka bërë një jetë luksi. Tashmë, A. është ngritur një gradë më lart. Ajo gjen vajza që duan para dhe burra që duan vajza.

“Nëse njëra nga vajzat merr 200 euro, aq marr dhe unë”,– shprehet ajo. A. Nuk pranon të përmendet prostituimi, as shfrytëzimi, as punë seksi. Ajo nuk pranon as eskortën, jo sepse si pëlqen, por sepse kjo ndodh kur ikën në një shtet tjetër vetëm për këtë punë.

“Kjo nuk ndodh, ne ikim më pas”.

8 marsi për 25-vjeçaren nuk është ndonjë gjë me rëndësi, nuk e ka shënuar kurrë si ditë domethënëse për të, vetëm kur i ka blerë ndonjë dhuratë të ëmës së vet. Në dy qytete, afër dhe larg njëra-tjetrës, janë dy gra që kanë mbledhur të ardhura nga shitja e trupit të tyre. Njëra sepse nuk pati rrugë tjetër dhe tjetra sepse nuk dëshironte rrugë tjetër. Kjo e para pret darkën me shoqet, për hir të ditës së grave dhe e dyta një vajzë më shumë./ gazetaSi

g.kosovari

Next Post
Arrihet marrëveshja/ Kongresi i SHBA ofron 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Arrihet marrëveshja/ Kongresi i SHBA ofron 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin Penal shkojnë deri në 15 vite burg

July 10, 2026
Në kërkim nga policia, ky është autori i dyshuar i atentatit në Laç

Në kërkim nga policia, ky është autori i dyshuar i atentatit në Laç

July 10, 2026
Falsifikuan pronat në ASHK, masa sigurie për 12 persona. Sekuestrohen 13 sipërfaqe toke

Falsifikuan pronat në ASHK, masa sigurie për 12 persona. Sekuestrohen 13 sipërfaqe toke

July 10, 2026
Vrasja e biznesmenit, SPAK kërkon gjykimin e Ardjan Ahmetajt: Të pushohet çështja për L.Haxhiun dhe O.Bilbilin

Vrasja e biznesmenit, SPAK kërkon gjykimin e Ardjan Ahmetajt: Të pushohet çështja për L.Haxhiun dhe O.Bilbilin

July 10, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Ushtronin aktivitet bankar pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurimi për 11 persona

July 10, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Ligësia e Patridiotëve

July 10, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Karavidhe partiake”, Spaho me akuza të forta ndaj PD: Shqipëria në BE vlen më shumë se ju!

July 10, 2026
Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

July 10, 2026
Sherr për celularin? Dalin detaje nga krimi në Shkodër, ku burri vrau gruan! Ja çfarë kapën kamerat

Sherr për celularin? Dalin detaje nga krimi në Shkodër, ku burri vrau gruan! Ja çfarë kapën kamerat

July 10, 2026
Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In