• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nëse ngrihen policitë në këmbë, krimi s’godet dot me armë”/ Hajdari: Vrasja e efektivit, të shërbejë për një plan të madh operacional

by Java News
28/09/2021 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari komentoi në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, ngjarjen që tronditi sot Lezhën, por edhe mbarë vendin, ku 21-vjeçari Aldi Rama qëlloi për vdekje me plumb në zemër oficerin e Krimeve të Rënda, 44-vjeçarin Saimir Hoxha.

Duke e cilësuar ngjarjen shumë të rëndë, Hajdari theksoi se ajo duhet të shërbejë për të bërë një analizë të thellë në Policinë e Shtetit dhe për të krijuar një plan të madh kombëtar, kur bëhet fjalë për operacionet kundër kanabisit në vend.

“Është një ngjarje e rëndë. Ndër vite kemi parë ngjarje, ku policë kanë humbur jetën në krye të detyrës, ky është një i tillë. Është një ngjarje që nuk duhet të kalohet më rutinë, por duhet të shërbejë për gjithë Policinë e Shtetit, që të analizojë gjithë veprimtarinë e saj, që punonjësit të përmbushin detyrën, dhe nga ana tjetër, që të jenë të trajnuar. Përplasja me grupet kriminale sot është shumë e vështirë.

Policia duhet të jetë shumë e kujdesshme, që të plotësojë detyrën, por të ruajë edhe jetën, kur shkojnë në operacione. Ngjarja e sotme duhet të analizohet.
Ato kanë pasur informacione për kanabisin, por nuk kanë pasur informacione se aty ka pasur persona kaq të rrezikshëm, ndaj dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ai është qëlluar pa paralajmërim dhe për fat të keq të policit, plumbi e ka marrë në organ jetësor. Ato që ndodhën më tej, asgjësimi i parcelës, nuk ka shumë rëndësi.

Kanabisi nuk është siç ishte para 5-6 vitesh, kur pati një kulm më 2014-2015. Ne duhet të krijojmë frymën që publiku të besojë, sepse është ai i pari që informon policinë për parcelat. Të gjithë duhet të mbështesin organet ligjzbatuese, si politika, qeveria, policia. Ngjarja e sotme duhet të shërbejë për drejtuesit e Policisë së Shtetit, që të krijojnë një plan të madh kombëtar.

Gjaku i këtij punonjësi policie, që duket që kishte vite që punonte dhe shumë korrekt e i përkushtuar, duhet të shërbejë shumë për shtetin shqiptar, që të kemi një plan të madh operacional për gjithë kanabisin në Shqipëri. Nëse do të ngrihen të gjitha policitë e qarqeve, në të njëjtën kohë, në të njëjtin moment, edhe krimi e ka shumë të vështirë t’i kthehet me armë policisë”, tha Hajdari.

Pyetje: A kishte vend për një reflektim, pas kësaj ngjarjeje…një dorëheqje nga drejtuesit e Policisë së Shtetit?

Hajdari: Institucionin e dorëheqjes ne nuk e njohim, jo vetëm në polici, po askund. Nuk është çështje lëvizjesh, por organizimi profesional dhe vullneti profesional të Policisë së Shtetit për të ndryshuar dhe trembur realisht njerëzit, që iu shkon nëpër mendje, por edhe godasin policët.

Pyetje: A ka vend për të nisur një hetim mbi veprimet e dy kolegëve të tjerë, që ishin me Saimir Hoxhën sot?

Hajdari: Ngjarja do të shoqërohet me një hetim penal, kështu që SHÇBA mund të bëjë hetimet e veta. Prokuroria do të hetojë dhe do të shihet se si kanë vepruar dy kolegët e tij. Mirë është që ngjarje të tilla duhet të jenë objekte analize. Jam i bindur që kjo ngjarje kaq e rëndë do të shërbejë si një ogur i mirë që i gjithë shtetit dhe kryesisht trupa e policisë do të nxjerrë mësime, në mënyrë që trupën e policisë ta kemi të sigurt dhe të motivuar në çdo operacion.

/m.j

Next Post
Hetimet e SPAK/ Gazetari Artan Hoxha paralajmëron: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

S'donte të vriste veten? Artan Hoxha ngre dyshimin: Aldi Rama ka një plumb në cep të ballit, mund ta ketë marrë aksidentalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com