• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse mendoni që Basha është peng thojani në sy”/ Gjekmarkaj në Grupin e PD: Berishizmi është e kaluara, po përdor një gjuhë asgjësuese

by Java News
18/10/2021 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së deputeti Agron Gjekmarkaj tha se Berishizmi përfaqëson të kaluarën, duke shtuar se ish-kryeministri po përdor një gjuhë të vjetër dhe denigruese.

Gjekmarkaj theksoi se nuk mund të jetë asnjanës në ngjarjet në PD, dhe kërkoi nga kolegët që tia thonë në sy Lulzim Bashës nëse mendojnë se ai është peng apo besprerë.

Deputeti tha Berisha e ka spostuar problemin nga origjina, duke theksuar se nuk është kundër ish-kreut të PD, por perspektivës që ofron lëvizja e tij.

“Unë nuk ja dal asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e këtij vendi as në ngjarjet e PD. Jo se nuk dua të jem, por nuk ia dal të jem, logjika nuk më lë, sepse e kam një gjykim. Po flasim për bashkim! Ku është bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje? Me pështymë sikur ngjisim dy copa letra.

Unë gjithë jetën e kam takuar tre herë Sali Berishën, por kam 30 vjet respekt për të. Po po respekt! Por jam dakord me Flutura Açkën kur foli për Berishizmin! Kemi të bëjmë me një fenomen politik, historik e kulturor. Nuk do të thotë ky përkufizim se paskemi të bëjmë me një fenomen negativ, jo jo, Berishizmi si çdo fenomen ka anët e veta pozitive e negative. Por sot ai është e kaluara! Për mua optimale do kishte qenë që Doktor Berisha të largohej në vitin 2013, 2017, 2021 por se ka bërë! Tani ai po përdor një gjuhë të vjetër, të tejkaluar, të nxjerrë nga sirtarët e së shkuarës, agresive, dhe asgjësuese!”, tha Gjekmarkaj.

“Ju lutem kolegë nëse mendoni që Lulzim Basha është peng thojani në sy, nëse ai është, po kaq nëse e konsideroni besëprere apo diçka tjetër. Berisha e ka spostuar problemin nga origjina nga ku ai lindi! Shpallja non grata nga SHBA anashkalohet sikur nuk ishte problemi dhe ka një përqendrim tek problemet PD në këto vite. E vërtetë ka probleme në PD, në cilësi mendimi, mënyrën e të funksionuarit, në gjykimin tim pa pretenduar se jam më i mirë se ju, dhe skam hezituar ti them publikisht këto e do ti them gjithmonë.

Por nuk është ky thelbi! Nëse Basha nuk e merrte këtë vendim ku do shkonim? Nëse ikte Basha dhe vinte dikush tjetër si do ta zgjidhte? Nëse Foltorja zgjedh një kryetar, me Amerikën si do ta zgjidhë!? PD kishte një ultimatum që po rrezikonte të zinte nën vete! Nuk jam kundër Sali Berishës por perspektivës që ajo ofron si lëvizje! Unë si them këto për ti bërë qejfin Bashës, aspak di të mbajë qëndrime kritike dhe ndaj tij dhe do ti mbaj, por kjo është e vërteta ime siç e perceptoj dhe ndaj dua ta them. Kaq kisha”, shoi ai./m.j

Next Post
Debate në Komisionin Hetimor/ Salianji: Nuk bëni dot gangsterin këtu, s’e mbuloni dot manipulimin

Debate në Komisionin Hetimor/ Salianji: Nuk bëni dot gangsterin këtu, s’e mbuloni dot manipulimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

August 22, 2026
“Epidemia” e zjarreve në Greqi, mbi 300 persona të arrestuar, 36 prej tyre piromanë!

“Epidemia” e zjarreve në Greqi, mbi 300 persona të arrestuar, 36 prej tyre piromanë!

August 22, 2026
Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Fluks i lartë dhe rekord në kufirin me Kosovën, në pesë orë hynë rreth 25 mijë persona dhe mbi 8 mijë mjete! Destinacion bregdeti

August 22, 2026
Studimi befasues, skaneri zbulon “Arkën e Noes” në Turqi! U mendua formacion shkëmbor, por…

Studimi befasues, skaneri zbulon “Arkën e Noes” në Turqi! U mendua formacion shkëmbor, por…

August 22, 2026
Agjenti i Julian Alvarez akuza ndaj drejtuesve të Atletiko Madrid: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…

Agjenti i Julian Alvarez akuza ndaj drejtuesve të Atletiko Madrid: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…

August 22, 2026
“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën! Dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën! Dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

August 22, 2026
Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

August 22, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

“Isha në gjendje shoku, s’e di si e kam goditur”- Vrasja e turistit portugez, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës në Gjykatë: Më erdhi me thikë dhe unë…

August 22, 2026
I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

August 22, 2026
IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com