• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse macja e kap miun poshtë digës…

by Eduard Zaloshnja
13/05/2016 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Pragmatizmi është një rrymë filozofike që i ka rrënjët në SHBA-në e viteve 1870. Në themel të kësaj rryme, është koncepti se një ide është e vlefshme kur ka vlerë praktike në jetën e përditshme, dhe se e mira përcaktohet nga fakti se shumica e një komunitetit e sheh atë si të mirë. Tien Siao Pini, një nga pragmatistët më të shquar në botë, e ka përmbledhur këtë aksiomë me proverbin kinez që ai e kishte shumë për zemër: “Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka macja, përderisa kap minj”.

Në debatin e hapur për pallatet 17-katësh që po ndërtohen poshtë digës së Liqenit Artificial të Tiranës, janë bërë shumë akuza e kundërakuza rreth mënyrës sesi është marrë leja e ndërtimit të tyre (i pari qe Rama që dha një leje, pastaj Berisha e modifikoi atë, pastaj Rama e ndaloi, dhe në fund Basha e miratoi, etj.) Por a kanë rëndësi praktike të tëra këto, për ata tiranas të thjeshtë që duan poshtë digës së Liqenit një park me pemë e jo gjigandë betoni 17-katësh? A janë shumica e tiranasve të thjeshtë më të preokupuar për interesat e një firme ndërtimi që nuk ka lënë vend të Tiranës e Shqipërisë pa ndërtuar, apo për Liqenin Artificial?

Sepse në qoftë se gjigandët 17-katësh të betonit ndërtohen sot, nesër apo pasnesër, kur qeveria të ndërrohet, mund të dalë një vendim i komisionit të digave, për ta tharë fare liqenin. Me ç’arsyetim? Sepse nuk duhet të ekzistojë një digë sipër 5 pallateve ku banojnë e punojnë mijra njerëz. Dhe ky do të ishte pikërisht aryetimi i kundërt i atij që ka dhënë komisioni i digave në vendimin e tij të fundit – gjegjësisht, poshtë një dige nuk mund të ndërtohen 5 pallate ku do të banojnë e punojnë mijra njerëz.

Erion Veliaj duket i vendosur të lufojë deri në fund për ndalimin e 5 monstrave të betonit poshtë digës, si dhe për ndërtimin e një parku me pemë në vend të tyre. Pavarsisht ngjyrave politike që përfaqëson ai, apo motiveve që e shtyjnë të jetë kaq i vendosur, për ata tiranas të thjeshtë që duan poshtë digës së Liqenit një park me pemë, e jo gjigandë betoni 17-katësh, ka rëndësi që Veliaj t’i shkojë deri në fund betejës së tij. Dhe mendja ta do se shumica e tiranasve të thjeshtë janë më pak të preokupuar për interesat e një firme ndërtimi që nuk ka lënë vend të Tiranës e Shqipërisë pa ndërtuar, sese për Liqenin Artificial.

Siç ka thënë Ten Hsiao Pini, nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka macja, përderisa e kap miun…

Next Post

Deputeti i PS: Xhelili para drejtësisë, të zbulohen edhe autorët e videos

Comments 1

  1. KRYEQYTETAS says:
    10 years ago

    PO PRA, NE DUAM PARK, E JO MONSTRA BETONI POSHTE DIGES. PRANDAJ JARI DHE SALIU TA QEPIN GOJEN!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com