• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nëse LSI-ja garon më vete

by
06/10/2015 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja/

Para 1 prillit 2013, Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, deklaroi në një studio televizive se LSI-ja po e merrte në konsideratë opsionin e futjes më vete në zgjedhjet e atëhershme parlamentare dhe se nuk i frigej përballjes me dy koalicionet e mëdha. Para disa ditësh, në një artikull tek gazeta Panorama, ai përsëriti pak a shumë të njëjtin mesazh.

Meqënëse kjo tezë u përsërit publikisht nga Luan Rama, vlen të bëhet një analizë retrospektive e rezultateve të 2013-ës, për të krijuar një ide se si mund të rezultojë një konkurim më vete i LSI-së, në garën me dy koalicionet e mëdha (që zakonisht i quajmë “koalicioni i majtë” dhe “koalicioni i djathtë” – se sa të majtë apo të djathtë janë realisht koalicionet në Shqipëri është një temë tjetër).

Duke presupozuar se LSI-ja, më vete, do të ndiqte të njëjtën strategji që ndoqi në fushatën e 2013-ës (“Jemi parti që synojmë të ekulibrojmë pushtetin e partive të mëdha dhe që kujdesemi për ata që votojnë për ne, pavarësisht nga ish-orientimi i tyre politik), mund të abstragojmë se ajo do të merrte pak a shumë të njëjtat vota që mori në 12 qarqet.

Bazuar në këtë abstragim dhe në rezultatet e koalicionit “të majtë” (të zhveshur nga votat e LSI-së) dhe të koalicionit “të djathtë” (siç ishte në 2013-ën), rezulton se LSI-ja do të merrte jo 16 madate sa mori, por vetëm 12. Konkretisht, do të merrte nga një mandat më pak seç mori në qarqet Tiranë, Lezhë, Fier dhe Elbasan.

Firon prej 4 mandatesh të LSI-së do ta kishin përfituar gjysëm për gjysëm koalicioni “i majtë” dhe ai “i djathtë”. Kështu, koalicioni “i majtë” do të kishte 69 mandate (në vend të 67) dhe koalicioni “i djathtë” do të kishte 59 mandate (në vend të 57). Me fjalë të tjera, asnjëri prej tyre nuk do të ishte në gjendje të formonte qeverinë, pa bërë koalicion me LSI-në (pothuaj njësoj si në 2009-ën).

Kjo analizë dhe fakti që LSI-ja pati rritje të ndjeshme elektorale në zgjedhjet e fundit lokale, janë indicie të forta që tregojnë se një dalje më vete e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka gjasa t’ia kushtëzojë formimin e qeverisë më vete sicilit prej koalicioneve të mëdha.

Kuptohet, ky parashikim ka vlerë për sa kohë nuk ndryshon sistemi elektoral që kemi në fuqi. Një sistem tjetër elektoral (për shembull, proporcional me prim apo mazhoritar i pastër) do ta ndryshonte rrënjësisht dinamikën e parashikimit.

Next Post

Mërgim Mavraj shpërblen tifozët e kombëtares për ndeshjen me Serbinë, ja si të fitoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com