• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse Kushnerin e shikojmë si Malltezin dhe Sazanin si Klubi ‘Partizani’

by Mero Baze
16/01/2025 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Miratimi paraprak nga qeveria shqiptare i një plani të propozuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald J. Trump, për të ndërtuar një kompleks hotelesh luksoze prej 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit, ka ngjallur kundërshtimin e Sali Berishës. Ky i fundit e konsideron këtë një përpjekje të qeverisë shqiptare për të blerë influencën politike tek presidenti Trump.

Është shumë interesante se si projektohet në SHBA mentaliteti i një ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar që ka bërë dhëndrin e vet lider dhe tani e përgjon dhëndrin e presidentit amerikan si model.

Ajo që bën përshtypje së pari është fakti që Berisha e quan të mirëqenë që dhëndrit të presidentit Trump i takon diçka, meqë është dhëndër presidenti, por problemi për të është pse këtë gjë e bën Rama dhe jo ai vetë. Në këtë mënyrë, ai nuk ka asgjë kundër në parim, por e ka betejën me faktin që nuk është ai në vend të Edi Ramës.

Në fakt, Edi Rama ia ka hapur rrugën këtij projekti më shumë se një vit më parë, mes polemikash të pafund ndërkombëtare, madje edhe mes akuzave se pas këtij projekti fshiheshin arabë apo rusë.

Ndërkohë që qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile, i njëjti grup ka marrë mbështetje nga qeveria e Serbisë për të investuar mbi kullat e bombarduara nga NATO në mes të Beogradit. Kjo tregon së paku epërsinë administrative të Serbisë mbi qeverinë shqiptare, të cilës i hanë kohë procedurat ligjore.

Kur Edi Rama hapi rrugën për këtë projekt, jo vetëm që nuk kishte ndonjë favor politik, por përkundrazi, edhe më keq, komplikonte raportet e tij me administratën e Uashingtonit, nëse i gjykojmë ato me logjikën e Sali Berishës.

I vetmi gjest publik i Ramës në raport me Trump-in ka qenë ai në konferencën e shtypit përkrah sekretarit Blinken, kur mbrojti pikëpamjet kundërta me të lidhur me rreziqet që mund të sillte ardhja e Trump-it për NATO-n, duke theksuar se, në fakt, në mandatin e tij roli i NATO-s u forcua.

Ky nuk është as ndonjë pazar dhe as ndonjë projekt i nisur pas fitores së Trump-it. Njësoj do të vazhdonte edhe sikur Trump-i të humbiste, pasi nuk lidhet me të, por me investitorin Jared Kushner.

Fakti që Berisha e përfytyron çdo dhëndër në botë si dhëndrin e tij, që fut 150 metra truall të dyshimtë dhe bëhet investitor i 19 pallateve, natyrisht që e përmbys këtë model në sytë e tij. Ai e sheh vetëm si pazar dhe vetëm si një skemë për presidentin Trump që të bëjë lekë me dhëndrin.

Në fakt, projekti i Sazanit, ashtu siç është propozuar nga Jared Kushner, është shumë i vështirë të realizohet. Por, nëse do të arrihej, do ta çonte Shqipërinë në një tjetër orbitë të turizmit botëror, duke na bërë një nder aq të madh, sa nuk na ka bërë për katër vjet as Shtëpia e Bardhë dhe as ndonjë president i lidhur me investimet në Shqipëri.

Por të shpresojmë se ai nuk do ta humbasë durimin me ritmin e ngadaltë të administratës shqiptare në këtë drejtim.

Deri atëherë, ka kohë që Berisha të kuptojë se jo gjithmonë dhëndri bën lekë me firmën e vjehrrit. Ndonjëherë ndodh e kundërta: vjehrri bën emër të mirë për shkak të dhëndrit. Për më tepër, duhet të kuptojë se Sazani nuk është “Klubi Partizani”, ku falsifikohen letra për të bërë dhëndrin pronar. Është thjesht një ishull i braktisur dhe i pabanuar që dikush po guxon ta kthejë në jetë dhe në pasuri për Shqipërinë.

Next Post
Kara: 85 për qind e shqiptarëve e donin arrestimin e Metës

“Berisha të vret për pushtet”, 'shpërthen' Romeo Kara: Një tufë maskarenjsh mbështesin një gjakatar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com