Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker e ka thënë qart se nëse Kosova dhe Serbia nuk zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre, nuk do të kenë shans të futen në BE.
‘Nuk jam i kënaqur që ky proces nuk po ecën në rrugën e duhur dhe po i nxis të dyja palët për dialog. Nëse kjo mosmarrëveshje nuk zgjidhet, nuk do të ketë shans për to të bëhen anëtare të BE. Ne nuk duam të imponojmë destabilitet, por duam të eksportojmë stabilitet në Bashkimin Europian’, tha Juncker.
Ndërkohë duke folur për hapjen e negociatave dhe mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga procesi i anëtarësimit, pra veçmas Maqedonisë së Veriut, Juncker tha se ai është pro zgjerimit.
‘Në fakt kjo nuk është lojë. Unë jam në favor të zgjerimit. Duhet të sigurojmë ata që janë në atë raoj që kjo është reale. Hapja e negociatave me Shqipërinë nuk është sterategji, por merren parasysh meritat e Shqipërisë. Nuk do të heq dorë deri javën tjetër që të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë’, përmbylli presidenti i KE Jean-Claude Juncker./l.m