• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Nëse kapeni me drogë për konsum vetjak, nuk bëni burg’

by Java News
15/10/2017 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbajtja drogës në sasi të vogla, për konsum vetjak, nuk do të konsiderohet më vepër penale.

Kështu parashikon një paketë me ndryshime në Kodin Penal, depozituar ditët e fundit në Kuvend. Ndryshimet janë propozuar nga deputeti Saimir Tahiri. Ndër të tjera, drafti i propozuar nga Tahiri dekriminalizon mbajtjen e sasive të drogës vetëm për konsum vetjak. Konkretisht, personat që kapen nga policia me sasi të vogla droge, për konsum vetjak, nuk do të ndiqen më penalisht dhe as nuk do të dënohen. Një akt i tillë do të konsiderohet thjeshtë kundërvajtje administrative.

“Konsumi dhe mbajtja e sasive që me ligj konsiderohen për konsum vetjak nuk përbejnë vepër penale por kundërvajtje administrative. Shitja, ofrimi për shitje, blerja, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi i lendeve narkotike ose psikotrope si dhe mbajtja në një sasi më të madhe se ajo që me ligj konsiderohet për konsum vetiak, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në projektligj.

Projektligji ndryshon pikërisht nenin 283 të Kodit Penal në fuqi. Sipas këtij neni, shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Ndërsa, organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Burg kush mban kafshë në kafaz

Paketa me ndryshime në Kodin Penal parashikon mbrojtjen e kafshëve nga njerëzit. Projektligji i propozuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, parashikon dënimin deri në dy vjet burg për individët, të cilët mbajnë kafshët e egra në kafaz. Konkretisht, individi që në mënyrë të paligjshme robëron apo përdor për arsye përfitimi (shitje, ekspozim në kafaze) kafshët e egra të mbrojtura me ligj, dënohet dhe me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet dhe me gjobë në masën 300,000 lekë. Sipas projektligjit, braktisja e kafshëve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë. Ndërkaq, personat që dhunojnë një kafshë do të dënohen me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj. Ndërsa përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë. Kur një person, në rrethana të ndryshme, shkarkon ngordhjen e kafshës, dënimi është me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Paketa me ndryshime në Kodin Penal

Neni 133/a

“Keqtrajtimi i kafshëve”

1. Braktisja e kafshëve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.

2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.

3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënimi është me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.

4. Çdo individ i cili detyron një kafshë që të kryejë shërbime, pune apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike përkatëse, dënohet me burgim nga 1 muaj gjer në 3 muaj ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë.

Neni 133/b

“Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve”

1. Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë.

2. Prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose formë, përbejnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 200.000 lekë ose me burgim deri në 1 vit.

3. Organizimi i luftimeve dhe veprimtarive të dhunshme me kafshët, dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

4. Luftimi mes kafshëve që organizohet për qëllime përfitimi financiar dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë.

5. Nëse nga aktet e përcaktuara në piken 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënimi është me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Neni 133/c

Kryerja e eksperimenteve me kafshë

1. Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë

Neni 133/9

“Përdorimi për qëllime përfitimi i lëkurës së kafshës”

1. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë.

2. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës, pendëve apo pjesëve të tjera të trupit të kafshëve të shpallura specie të rrezikuara dënohet me burgim deri në 3 vjet dhe me gjobe deri në 1.000.000 lekë.

Neni 133/d

“Robërimi i kafshëve të egra për përfitim”

1. Individi që në mënyrë të paligjshme robëron apo përdor për arsye përfitimi (shitje, ekspozim në kafaze) kafshët e egra të mbrojtura me ligj, dënohet dhe me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet dhe me gjobe në masën 300,000 lekë.

Neni 4

Neni 283 ndryshon si më poshtë:

Mbajtja e paligjshme, tregtimi dhe trafikimi i narkotikeve

1. Konsumi dhe mbajtja e sasive që me ligj konsiderohen për konsum vetjak nuk përbejnë vepër penale, por kundërvajtje administrative.

2. Shitja, ofrimi për shitje, blerja, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi i lëndëve narkotike ose psikotrope si dhe mbajtja në një sasi më të madhe se ajo që më ligj konsiderohet për konsum vetiak, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

3. Po kjo, kur kryhet në bashkëpunim ose me shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

4. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga katër deri në tetë vjet.

5. Mbajtja, shitja, ofrimi për shitje, blerja, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi i substancave narkotike ose psikotrope të cilat me ligj konsiderohen si sasi të mëdha, dënohet me burgim nga gjashtë deri në dhjetë vjet.

6. Po kjo, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tetë deri në dymbëdhjetë vjet.

7. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjete vjet. /Shqiptarja/

a.ç

Next Post
Mashtrimi me vizat, zbulohen bisedat e deputetit shqiptar me ortakun e tij

Mashtrimi me vizat, zbulohen bisedat e deputetit shqiptar me ortakun e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

August 11, 2026
Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

August 11, 2026
VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

August 11, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i pajetë në banesë trupi i të moshuarit në Pogradec, ja për çfarë dyshohet! Jetonte i vetëm, djali i tij…

August 11, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

August 11, 2026
Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

August 11, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

August 11, 2026
Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

August 11, 2026
VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

August 11, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com