• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse jemi në luftë, lufta ka ligjet e veta…

by Lutfi Dervishi
09/03/2022 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Bombat e artilerisë dhe aviacionit rus mbi Ukrainë po ndihen çdo ditë dhe çdo orë e më shumë në Shqipëri.

“çmimi i naftës nuk ndalet”- ulërasin titujt e parë të lajmeve a thua se kemi përballë një të marrë që askush nuk ka guximin dhe ngenë për t’u përballur.

çmimi në bursë sot ra në 120 usd, por këtu reflektohet menjëherë vetëm rritja e çmimit dhe jo ulja e tij. Arsyeja? Këtë radhë jemi në luftë.

Nëse jemi në luftë, atëherë të mos bëjmë sikur luajmë luftash. Lufta ka rregullat e veta, ligjet e veta, ekonominë e vet, kufizimet e veta dhe padyshim edhe spekullantët e vet. Ne e kemi nisur nga e fundit. Tani ka mbetur marrja e masave të tjera.

Mesazhet e dhëna kanë kontribuar vetëm për rritjen e panikut.  Efektet e panikut ndihen kudo.

Shembuj për të përballuar situatën gjen kudo, mjaft të kesh dëshirë.

Mantra: “çmimin e përcakton tregu” nuk qëndron. “Tregu” nuk është Inteligjencë Artificiale e pagabueshme. Tregu (raporti kërkëse – ofertë)  e përcakton çmimin kur funksionon  me ligjet e tregut, pra me konkurrencë dhe jo me monopole e oligopole.  Shembuj nga vende fqinj dhe vende të BE-së e bëjnë të qartë se ndërhyrja në çmime nuk është një tabu. Kosova vendosi tavan për çmimin e karburantit.

Kodi tregtar francez sanksionon që qeveria merr masa të përkohshme të bllokimit të çmimeve në rast situatash krize dhe në rrethana të jashtëzakonshme”. Psh është bllokuar  çmimi i gazit për gjithë vitin 2022.  Në Francë, qeveria pasi indeksoi inflacionin gjatë vitit 2021 dha 100 Euro për person (jo për familje).  Qeveria hollandeze bllokoi çmimin e karburanteve ne mars 2012.

Për të përballuar inflacionin e lartë, presidenti amerikan Nikson nxorri më 1971 një udhër ekzekutiv dhe vendosi që për tre muaj të ngrinte si rrogat ashtu edhe çmimet.

Lufta në Ukrainë ka hapur kudo debati për burimet energjitike. Debat i munguar në Shqipëri. Tashmë gazi kalon përmes Shqipërisë por ne nuk kemi menduar para 10 vjetësh se si ta shfrytëzonim. A duhet të kishim ndërtuar ndërkohë një TEC pranë vendkalimit të gazësjellësit? A duhesh investuar në kohë për të “gazifikuar’ TEC-in e Vlorës?

A duhet të kishim nxituar me sinkronizimin e tregut energjitik me Kosovën që 99% të prodhimit e ka me qymur dhe ne 99% të prodhimit e kemi me bazë ujin? A duhet të ishin marrë masat për nxitjen e burimeve të tjera alternative të energjisë? A duhet të kishim një përgjigje për pyetjen: pse i bëmë naftën naftës tonë?!

Një qeverisje e mirë nuk është ajo që merr  vendime  nën presion apo në kohë krize, por një qeveri që parashikon dhe shmang krizat.

Kur ndjek lajmet për Ukrainë të bën përshtypje se – informacioni, shërbimi urgjencës, shërbimi shëndetësor, shërbimi zjarrëfikës, furnizimi me mallrat e konsumit të përditshëm, stabiliteti i çmimeve janë të gjitha për t’u admiruar.

Një popull i mobilizuar deri në vetmohim. Me një shtet që dhe administratë që  funksionon edhe nën bombardim. Ndoshta po të marrim mësime nga vendi që po bën luftën, do të flisnim më pak për luftën dhe do të bënim më shumë punë.

Next Post
Ana e turpshme e një pushtuesi: Rusia i pret në besë ukrainasit, nuk i zbaton armëpushimet kurrë

Ana e turpshme e një pushtuesi: Rusia i pret në besë ukrainasit, nuk i zbaton armëpushimet kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

November 7, 2026
Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

November 7, 2026
Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

November 7, 2026
SHBA ultimatum partnerëve: Ndërprisni tregtinë me Nikaraguan, Rubio: Diktaturë e egër -

Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

November 7, 2026
Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

November 7, 2026
Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

November 7, 2026
Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

November 7, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

November 7, 2026
Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

November 7, 2026
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In