• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse jam unë, dorëzoj mandatin”, kryebashkiaku i Hasit flet për kërcënimin e gazetarit

by A R
07/04/2017 18:47
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Hasit, Adem Lala, ka mohuar dje autorësinë e kërcënimeve ndaj gazetarit Myzyraj.

“Nëse videoja është e kryetarit të bashkisë, unë që nesër dorëzoj mandatin. Nuk e kam kërcënuar aspak gazetarin, sepse ai është moshatar i fëmijës tim dhe nuk ma lejon detyra ime të shaj me atë gjuhë që përdoret në atë video. Për këtë jap garanci të plotë.

Është totalisht jashtë natyrës sime. Se kush e përdor, se kush e ka futur për të bërë atë shantazh, unë nuk e imagjinoj dhe më shumë jam i shqetësuar se vetë zona këtu nuk i pranon këto gjëra. Por dikush e përdor atë djalin, se kush, sinqerisht nuk e di. Jam shokuar dhe më është shkaktuar një traumë e tmerrshme”, u shpreh dje kryebashkiaku Lala raporton Panorama.

Sipas tij, telefonuesi është punonjës i bashkisë dhe Hasi kur e dëgjon atë video, e di se kush është.

“E njohin, se ne komunikojmë për ditë. Numri i telefonit është i verifikueshëm. Ai e ka çuar çështjen në Prokurori dhe unë do të shkoj në Prokurori, dhe nëse del se është zëri i kryetarit të Bashkisë, jo vetëm lë mandatin, por nuk dal të shoh njeri me sy. Unë jam takuar me gazetarin e kemi pirë dhe kafe. Ai është moshatar i djalit tim dhe e njoh dhe familjarisht, se kemi dhe lidhje familjare… Jam i befasuar. Edhe për pretendimet për përgjysmimin e ndihmës ekonomike nuk ka asgjë të vërtetë. Mund të ketë ndonjë familje që i është ulur ndihma, ndonjë që ka automjet, por për përgjysmim nuk bëhet fjalë. Edhe në bisedën me të i kam thënë hajde të të jap të gjitha dokumentet dhe mos u përdor nga të tjerët. Mbi mua po bëhet shantazh i paparë. Nuk e di nëse ka, por nuk besoj se ka prapavijë politike. Ndoshta djali akoma beson se e kam telefonuar unë. Koha do ta vërtetojë dhe jo më larg se nesër (sot) do të ballafaqohemi”, u shpreh kreu i Bashkisë së Hasit.

Pas kërcënimit për shkak të detyrës nga ana e kryebashkiakut të Hasit, Adem Lala, gazetari Isa Myzyraj ka kryer kallëzim dje në Prokurorinë e Tiranës.

Ai është paraqitur personalisht në organin e akuzës për të kryer kallëzimin penal ndaj kreut të bashkisë, për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”. Në kallëzimin e kryer, gazetari Myzyraj bën të ditur se në datën 18 mars 2017, në redaksinë ku ai punon, i ka ardhur një mesazh nga një banor i Hasit.

Ky i fundit i raportoi se nuk ishin marrë ndihmat ekonomike që më datën 25 dhjetor 2016. Por më pas, kur ndihma është shpërndarë në mars, paratë e dhëna ishin përgjysmuar.

“Pas lajmit të publikuar mbi këtë skandal, fillova të investigoj me hollësi për procedurat që janë ndjekur për dhënien e kësaj ndihme ekonomike. Por një natë, rreth orës 23:30, më merr në telefon dikush pa numër, që nga biseda që kisha me të u vërejt se ai është punonjës në Bashkinë e Hasit. Pas shumë ofendimesh dhe sharjesh, ai fillon duke më kërcënuar, se nëse merrem me këtë lajm, unë do të përfundoja nëpër kanale dhe se do të më zhdukte, dhe se familja ime do të përfundonte keq. Dy ditë më pas, kryetari i Bashkisë Has, Adem Lala, më takon personalisht në Durrës, ku unë isha rezident, dhe ai fillon duke më kërcënuar me zhdukje e më thotë: ‘Ti je gazetar i vogël, por do zhdukesh fare’, nëse unë do të merresha përsëri me këtë lajm.

Gjithashtu, gjatë bisedës me të, ai më kërkon që të heq dorë nga investigimi, gjë të cilën unë nuk e pranova. Ai më thotë që ‘nëse vazhdon, ke për të parë se çfarë ka për të të gjetur’ dhe më shantazhon e kërcënon për shkak të detyrës që unë bëj si gazetar”, thuhet në kallëzimin e kryer në Prokurorinë e Tiranës nga gazetari Isa Myzyraj. Sipas Myzyrajt, kanosja e kryer nga i akuzuari prej tij, është bërë ndaj një personi që kryen një shërbim publik, i cili ka qenë duke kryer detyrën e tij si gazetar.

Në bisedën e regjistruar nga gazetari, kryebashkiaku i kërkon atij të tërhiqet nga investigimi, në të kundërt do të kishte pasoja.

Next Post
Vetting/ Peleshi: Mazhoranca në unison, shpresojmë të bashkohet opozita

Peleshi thumbon LSI: Parti brenda koalicionit nuk kanë ofertë për votën, kjo qeveri ka ardhur me votën e popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji takim me intelektualët: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji takim me intelektualët: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In