• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse fitoni nuk dilni të gjallë”, ekipi i Sopotit denoncon kërcënimet

by A R
16/04/2016 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e ekipit të Sopotit të Librazhdit kanë denoncuar në Komisariatin e Krujës se janë kërcënuar në hyrje të qytetit përpara ndeshjes me Pogradecin se nëse do të fitonin nuk do të dilnin të gjallë nga stadiumi, prandaj ndeshjen duhet që ta linin për liqenorët.

Lajmin e konfirmon për Shqiptarja.com administratori i ekipit të Sopotit, Liridon Bahiti. “Teksa ekipi po i drejtohej qytetit të Krujës në vendin e quajtur te ‘Pishat’ një makinë tip Fuoristradë i ka dalë përpara autobusit ku po udhëtonte ekipi duke e ndalur.

Tre persona të armatosur me mjete të ftohta si thika, shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri, madje sipas stafit njëri prej tyre kishte edhe armë kanë hyrë brenda në autobus dhe kanë kërcënuar ekipin se në rast fitoreje nuk do të dilnin të gjallë nga Kruja.

Personalisht nuk kam qenë në autobus, pasi isha duke udhëtuar me një tjetër makinë disa minuta më pas, por stafi dhe ekipi më informuan për gjithçka kishte ndodhur.

Dënojmë aktin e shëmtuar, që edhe në 1997 nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Kemi depozituar kallëzimin në drejtorinë e policisë së Krujës dhe në përfundim të ndeshjes do t’i drejtohemi ambienteve të policisë për të dëshmuar atë që ka ndodhur.

Në një gjendje të tillë nuk jemi në gjendje që të luajmë, pasi presioni i ushtruar është i madh dhe situata nuk është aspak normale.

Uroj që autorët e kësaj ngjarje të shëmtuar të identifikohen dhe të vendosen sa më parë përpara drejtësisë për të marrë ndëshkimin e merituar”deklaroi ai për Shqiptarja.com.

Pogradeci dhe Luftëtari janë në garë për vendin e parë në grupin A në Kategorinë e parë dhe lufta për kalimin direkt në Superiore edicionin tjetër është më e fortë se kurrë.

Aktualisht Luftëtari i Gjirokastrës është 2 pikë përpara liqenorëve të Pogradecit dhe hapat fals kushtojnë shumë.

Theksojmë se ndeshja mes Sopotit dhe Pogradecit zhvillohet në qytetin e Krujës, pasi në Librazhd fusha nuk është në gjendje për të mirëpritur një ndeshje të Kategorisë së Parë për shkak të kushteve jo të përshtatshme. – See more at: http://shqiptarja.com/sport/2726/sopoti-denoncon-na-k-rc-nuan-n–kruj–po-humbi-pogradeci-do-vdisni-352036.html#sthash.TQYE1j1q.dpuf

Next Post

"Emigrantët janë njerëz, jo numra", Papa kundërshton mbylljen e kufijve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In