• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse e burgosin, Berisha i kërkon Bashës dhe PD ta mbrojnë: Veproni si republikanët francezë me Sarkozy!

by
01/10/2021 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me 1 vit burg, pasi u shpall fajtor për financimin ilegal të fushatës së tij elektorale në 2012. Akuza ndaj Sarkozy ishte se ka shpenzuar rreth 22.5 milionë euro – gati dyfishi i shumës maksimale që lejon ligji – për fushatën e tij të rizgjedhjes në 2012, kur humbi përballë Francois Hollande.

Sipas akuzës të cilës i referohet France 24, Sarkozy ishte në dijeni se shpenzimet e fushatës – të cilat janë rreptësisht të kufizuara sipas ligjit francez – po i afroheshin maksimumit të lejuar dhe ai ka injoruar paralajmërimet e kontabilistëve të tij për këtë çështje.

Bashkë me Sarkozy janë dënuar edhe 13 persona të tjerë, të përfshirë në fushatë, të cilët janë gjetur fajtorë për financim të paligjshëm të saj.

Sarkozy u tërhoq nga politika aktive në vitin 2017, por ende po luan rol në prapaskenë. Mediat franceze kanë raportuar se ai është i përfshirë në procesin e zgjedhjes së një kandidati konservator përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë vitin e ardhshëm.

Është pak a shumë historia e Sali Berishës me Lulzim Bashën. Vetëm se, siç evidenton sot portali i familjes Berisha, Sarkozy nuk u braktis nga partia e vet pas dënimit, siç ndodhi me Berishën.

Portali i familjes Berisha kërkon që PD dhe Basha të veprojnë njësoj siç veproi partia e Sarkozy, në rast se Berisha dënohet për korrupsion.

“Një ditë pasi gjykata franceze dha vendimin për dënimin e ishpresidentit Nikolas Sarkozy, Partia Republikane ka reaguar me një njoftim për mediat duke shprehur mbështetje të palëkundur për ishpresidentin. Me anë të një statusi, Partia Republikane e cilëson krenari figurën e Sarkozy dhe shpreh dëshirën për ta pasur sërish atë si President të Francës.

“Pas një vendimi gjyqësor, i cili tronditi shumë nga bashkatdhetarët tanë, ne i dëshmojmë Nicolas Sarkozy mbështetjen tonë, si dhe krenarinë tonë të madhe për ta pasur atë si President të Republikës”. Por teksa në Francë Partia Republikanë shpreh mbështetjen e palëkundur ndaj Sarkozy, edhe pse ai është dënuar me vendim nga gjykata dhe bazuar në prova, e kundërta ndodh në Shqipëri në Partinë Demokratike”, shkruan portali i familjes Berisha.

Basha, tentoi distancimin e menjëhershëm të PD-së nga Berisha për shkak të vendimit të DASH për shpalljen “non grata”, edhe pse ky vendim ishte i bazuar në akuzat e ngritura nga rivalët politik dhe OJFtë kundër së djathtës si në Shqipëri po ashtu edhe në SHBA”, shkruan portali i familjes Berisha, që me sa duket e ndiejnë se mund të kenë fatin e Sarkozy dhe kërkojnë mbështetjen e PD-së./ Tema/

/b.h

Next Post
VIDEO-Skandali/ Firma e ndërtimit “Kontakt” po shkakton katastrofë mjedisore. Zbulohen vendet në Tiranë ku hidhen inerte

VIDEO-Skandali/ Firma e ndërtimit “Kontakt” po shkakton katastrofë mjedisore. Zbulohen vendet në Tiranë ku hidhen inerte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In