Media kosovare jep një lajm të jashtëzakonshëm, sipas të cilit nëse Bedri Krasniqi e Burim Basha do të arrinin të dilnin nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdofc, do të iknin në Siri, shkruan Koha Ditore. Lajmi është zbuluar nga policia e Kosovës që ka punuar me përgjimet telefonike.
Dalja e tyre nga burgu ishte planifikuar të ndodhte si rezultat i një sulmi të armatosur që do të kryenin 44 persona, të cilët janë nën hetime për veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike dhe mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria.









